Ekolëvizja ndriçon me energji familjet në fshatra të thella
Sot zonat urbane të Shqipërisë mund ta kenë kaluar problemin e orëve të gjata pa energji elektrike, por ka me dhjetra shtëpi pa energji nëpër zonat dhe fshatrat e largët të vendit tonë. Pavarësisht se Shqipëria llogaritet të ketë 280 ditë diell në vit, ende ka banesa të izoluara dhe shkëputura nga sistemi elektrifikimit në 2015, që vuajnë për ndricim.
Ekovolis, ka realizuar ditet e fundit instalimin e 13 sisteme te ndricimit fotovoltaik per bujtina qe zhvillojne agroturizmin ne Rrethin e Tropojes. Qendra “Grupimi Ekolëvizja” po zbaton një projekt për mbështetjen me energji elektrike të këtyre shtëpive me anë të paneleve diellore. Nëpërmjet kësaj teknologjie tashmë këto familje kanë energji për ndriçimin e 4 llambave LED, për ngarkimin e telefonave celular dhe për të dëgjuar lajmet nëpërmjet ushqimit të një radioje.
Nisma “Diell” me mbështetjen e Agjencise Gjermane te Mjedisit ne Shqiperi “GIZ”, ndricon 15 familjet e para ne Bajram Curri dhe Lekbibaj. Ne kuadrin e projektit te Bashkepunimit teknik me Gjermanine „Ruajtja dhe shfrytezimi i Agrobiodiversitetit ne zonat malore“, zhvillimi i agroturizmit përbën një drejtim të rëndësishëm.
Krahas me destinacionet e zhvilluara deri tani si Thethi, Valbona dhe Kelmendi, projekti ka mbështetur edhe përfshirjen në destinacione turistike të 24 bujtinave të reja në zona malore të rrethit të Tropojës, me një pasuri të vecantë të agrobiodiversitetit.