Google ju bën të ndiheni më i zgjuar sesa jeni në të vërtet
Google vë përpara nesh një sasi të pafund të dijesh, por një studim i ri thotë se pavarësisht sasisë së informacionit që na ofron, motorri i kërkimit nuk na bën aspak më të zgjuar.
Sipas studimit të Gazetës së Psikologjisë Eksperimentale, kërkimet në internet i japin njerëzve iluzionin se kanë shumë njohuri personale edhe kur në të vërtet nuk kanë.
Ndryshe nga të kërkuarit të një përgjigjeje në një libër, interneti është më i lehtë në përdorim, është gjithmonë në dispoziciom dhe jep përgjigje të menjëhershme, duke i bërë njerëzit më pak të vetëdijshëm sesa të varur janë ndaj internetit.
Sipas ekperimenteve, një grup njerëzish që kanë kontrolluar në internet për një fushë që nuk kanë fare informacion, pasi kanë marrë informacionin, e mendonin veten shumë herë më të “zgjuar” në lidhje me atë temë.
Sipas studimit njerëzit kanë tendencë për të ngatërruar njohuritë e tyre me ato të internetit, që është bërë si një hard disk i jashtëm i trurit.
Mateu Fisher thotë se njerëzit nuk e kuptojnë se sa përqind e njohurive që marrin në internet janë të tyret dhe sa i marrin aty.
/HuffingtonPost