Gjobat e reja jane te padrejta dhe nuk e zgjidhin problemin e vertete
Lajmi për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme për të amenduar Kodin Rrugor në atë mënyrë që të gjobiten me gjobë deri në 50 mijë lekë ata që nuk respektojnë semaforin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shumë prej qytetarëve mirëpresin ashpërsimet e dënimeve për shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në të vërtetë një masë e tillë drastike jo vetëm që është e padrejtë, por nuk zgjidh problemet që ne kemi në rrugët tona.