FOTO/ Vijat e bardha “elektorale” që u fshinë pa filluar fushata
Posted On 18/05/2015
0
Vijat e sinjalistikës rrugore në rrugët e Tiranës, prej kohësh të ngrëna dhe thuajse të padukshme, u lyen pak javë më parë.
Por shumë shpejt, si të ishin të lyera me shkumës, ato u kthyen në gjendjen e mëparshme.
Njëlloj si atëherë kur për vite me rradhë askush nuk kujtohej për mirëmbajtjen e tyre.
Qytetarët e Tiranës janë prej kohësh dëshmitarë të këtyre “mrekullive” të bëra nga pushtetarët në periudhë zgjedhore.
Por vijat e bardha në rrugët e Tiranës, u fshinë pa filluar fushata, duke u kthyer në bumerang për ata që u kujtuan ti lyenin pikërisht tani.
/Foto: Tema
bashafshirja e vijave te rrugesfushatarrugetvijat e bardhavijat e rrugesvijat e snjalistikes rrugore
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025