FOTO/ Hoteli më i frikshëm në botë? Një dhomë e varur 400 metra mbi një luginë në Peru
Tre xhama transparentë të kapur në një shkëmb 400 metra të lartë, dhe duhet të ngjisni një shkëmb për të arritur aty.
Turistët guximtarë mund të kalojnë natën të varur 400 metra mbi Luginën e Shenjtë në Peru.
Klaustrofobi? Nuk ka vend për panik, pasi kjo dhomë e veçantë ka gjashtë dritare dhe katër kanale ventilimi që sigurojnë një atmosferë të rehatshme.
Cdo dhomë ka tualet, të ndarë nga dhoma e gjumit, një krevat të rehatshëm dhe perde për të shmangur vështrimet e kuriozëve.
Një natë në këtë suitë aventurierësh kushton rreth 220 euro. Ku përfshihet ngjitja në shkëmb dhe zbritja me një kavo elektronike.