Çfarë thonë statuset tuaja të Facebook-ut për personalitetin tuaj?
Shumë statuse në Facebook duke nisur nga mburrjet e deri tek ‘qurravitjet’ për të fituar vëmendje, janë të padurueshme. Dhe akoma, miliona nga ne, e përditësojnë profilin në mediat sociale pothuajse çdo ditë.
Një studim i Healthista Report, thotë se statuset e personave në Facebook thonë në fakt shumë për personalitetet e tyre. Postimet e tyre mund të tregojnë nëse janë narcistë, nevrikë, apo sesa vetbesim kanë në veten e tyre. Studimi nga Universiteti Brunel, ka analizuar 555 sondazhe online, plotësuar nga përdoruesit e Facebook-ut.
Sondimet janë të fokusuara tek 5 tipet e personaliteteve: ekstrovert, të hapur, kokëfortë, nevrik, narcist. Sipas studimit, njerëzit që kishin probleme me nervat, kur merrnin shumë “like” dhe “komente” ishin të prirur të ndiheshin pjesë e mediave sociale, e kundërta ndodhte me ata që nuk merrnin like apo komente, ndiheshin të veçuar.
Ekstrovertët
E shohin Facebook-un si një mundësi e mirë për tu socializuar dhe për të krijuar statuse mbi aktivitetet sociale, kërkime etj. Ky grup nuk motivohet shumë nga “like” që mund të marri, por më shumë nga interaktiviteti me të tjerët.
Narcistët
Postojnë më së shumti rreth arritjeve, dietave, ushtrimeve fizike.
Janë shumë të përfshirë në numrin e “like-ve”, e masin vëmendjen me anë të tyre.
Përditësojnë rreth tipit të postimeve që e dinë se do të marrin më shumë “pëlqime”.
Njerëzit e hapur, kurioz dhe kreativ
Postojnë më së shumti rreth çështjeve politike dhe temave intelektuale.
Janë më shumë tipa që shpërndajnë informacione, evente, kërkime sesa tipa që ndërveprojnë (chat) me të tjerë.
Koshientët
Tipat e vetëdijshëm, postojnë më shumë rreth partnerëve të tyre, familjarëve etj.
Janë profile që nuk postojnë shpesh, dhe janë më shumë të prirur të fokusohen tek pjesa se si merret mesazhi që duan të japin.
Personat me vetbesim të ulët
Personat me vetbesim të ulët janë më shumë të prirur të postojnë vazhdimisht rreth partnerëve të tyre romantik.
Për t’i demostruar të tjerëve se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.
/DailyMail