Aplikacioni UberTAXI së shpejti edhe në Shqipëri
UberTAXI – është një aplikacion që po revolucionarizon mënyrën se si njerëzit lëvizin. Uber është një mënyrë e thjeshtë dhe pa para për të lidhur pasagjerët me shoferët.
“Wall Street Journal” e konsideron programin Uber “më të kapitalizuarin në botë”. Kompania që e ofron po rritet shumë shpejt dhe ka arritur një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.
Së shpejti kjo kompani do të shtrihet dhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Gjithsesi, kompanitë e taksive në botë janë të zemëruara dhe po bëjnë fushatë për heqjen e këtij shërbimi, për shkak të “ konkurrencës së pandershme nga Uber, që nuk kërkon licencë apo dokumentacion të shoferëve. Pasi drejtuesit e taksive, të cilët nuk duan t’i binden sistemit, mund të përdorin shumë lehtë programin Uber.
Por duhet thënë se ekzistojnë mundësi për marrëveshje midis autoriteteve dhe Uber, në mënyrë që shërbimi të funksionojë në mënyrë perfekte, pa ndonjë problem dhe pa protesta për konkurrencë të pandershme.
Ajo që duhet pranuar është se me aplikacionin UberTAXI qytetarët do kenë një mënyrë efikase dhe praktike për të gjetur një taksi.