Agjensia Kombetare e Bregdetit propozon rregullore për menaxhimin e plazheve
Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me synim mbrojtjen dhe zhvillimin e integruar të bregdetit, vijon takimet konsultative me grupet e interesit, që do finalizohen me hartimin e strategjive e rregulloreve të veçanta që pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin dhe zhvillimin e çdo plazhi përgjatë vijës bregdetare të vendit tonë. Drejtori i kësaj agjencie, Auron Tare, në një takim tek Gjiri i Lalzit tha se këto takime i shërbejnë standardizimit të zonës bregdetare.
https://www.youtube.com/watch?v=XhD4zUcXsk0&feature=youtu.be