1/3 e njerëzve përdorin telefonin kur janë duke drejtuar makinën
Edhe pse është e ndaluar që të përdorësh telefonin kur je duke drejtuar makinën, drejtuesit vazhdojnë akoma ta përdorin. Një studim i ri, i kryer nga AT&T dhe Braun Research, sugjeron se 70% e njerëzve përdorin telefonin kur janë në timon.
63% e tyre e përdorin telefonin për të dërguar mesazhe tekst dhe 33% për të dërguar mesazhe elektronike. 4 në 10 njerëz kontrollojnë rrjetet sociale ndërkohë që janë duke drejtuar makinën; 27% e tyre përdorin Facebookun, ndërsa 14% përdorin Tëitterin. 28% e drejtuesve shprehen se shfletojnë në internet ndërkohë që makina është në lëvizje.
Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 2 mijë njerëz të moshave 16 deri në 65 vjeç. Rreth 17% e tyre pranojnë se kanë shkrepur edhe selfie apo foto ndërkohë që kanë qenë duke drejtuar makinën, dhe një në 10 njerëz e kanë përdorur telefonin për të kryer video me thirrje. Arsyet se përse këta njerëz përdorin telefonin ndërkohë që janë duke drejtuar makinën janë të shumta.
Aktivitetet e njerëzve në telefonat inteligjentë janë si më poshtë:
Mesazhe tekst (61%)
Mesazhe elektronike (33%)
Shfletojnë në internet (28%)
Facebook (27%)
Shkrepin një selfie/foto (17%)
Tëitter (14%)
Instagram (14%)
Filmojnë një video (12%)
Snapchat (11%)
Video me thirrje (10%)