Ura ne mes te Tiranes, rrezik i perhershem per kalimtaret
Ura nuk ka bazament, si pasojë e goditjeve dinamike që ushtrojnë njerëzit dhe duke mos patur një bazament ajo fillon të lëkundet. Tek anët e urës ku mbështeten trarët e çelikut apo hekurit (nuk e dimë se më çfarë materiali është ndërtuar ura), ndodh fenomeni i njejtë me atë që ndodh kur tentojmë të keputim një tel. Ushtrojmë forcë në dy drejtime të kundërta.
Kjo do të thotë që sa më shumë të lëkundet ura në këtë mënyrë, aq më shpejt çeliku ose hekuri konsumohet. Rrezik më të madh ka në momentin që mbi urë kalojnë shumë njerëz dhe ecin me të njejtin hap duke dhënë goditje në të njejtën kohë, goditjen dinamike, sepse në këtë moment ushtrojnë një forcë më të madhe.