Shtyllasi, si metafore e tranzicionit shqiptar
Leter nga Fatmir Lamaj (Foto)
Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.