Pse do votoja per:
Letra nga lexuesit:
Mustafa Nano: Muçi ka qënë gjithmonë i hapur në median e tij për të publikuar lajme që lidhen me problematikat që prekin drejtëpërsëdrejti komunitetin lgbt dhe veç kësaj ka marrë dhe iniciativën të shprehet publikisht në mbrojtje të këtij komuniteti duke komentuar homofobinë e Sidrit Bejlerit.
Delina Fico: Delina nuk ka nevojë për koment. Delina i është gjendur gjithmonë pranë komunitetit lgbt si në mardhënie personale, duke i ndihmuar personat e komunitetit me këshilla të vyera, ashtu dhe mediatikisht.
Fatos Lubonja: Fatos Lubonja është një emër që thotë shumë për publikun në Shqipëri dhe komuniteti lgbt do i jetë gjithnjë mirënjohës për qëndrimin e tij pasi Klodian Cela deklaroi në Big Brother se është homoseksual.
Iris Luarasi: Arsyeja që do votoja për Iris Luarasin nuk lidhet drejtëpërsëdrejti me komunitetin lgbt dhe me qëndrimin e saj kundrejt kësaj kauze, por shkon përtej. Do të votoja për Iris Luarasin për qëndrimet e saj në mbrojte të të drejtave të gruas në Shqipëri pasi jam i mendimit se të drejtat e njeriut ecin përkrah njëra-tjetrës dhe nuk mund të ketë të drejta të një grupi të caktuar kur cënohen të drejtat e një grupi tjetër. Kur flasim për te drejtat e gruas flasim edhe për të drejtat e atyre vajzave që janë lezbike, biseksuale apo transgjinore. Personalisht ndjej një afeksion të veçantë për Iris Luarasin që pas debatit të saj në Opinion nga Blendi Fevziu me zotin Ylli Pango.
Arian Çani: Komentet që dëgjojmë vazhdimisht për Çanin janë nga më vulgaret, siç është dhe vetë sjellja e tij gjatë emisionit Zonë e Lirë, por mbetet për tu theksuar fakti që Çani ka qënë gjithmonë një mbështetës i komunitetit lgbt dhe i të gjithë grupeve të marxhinalizuara apo minoriteteve, dhe si i tillë duhet përshëndetur. Audienca e zotit Çani në Zonë e Lirë është shumë e gjërë duke arritur kështu persona me nivele të ndryshme kulturo-sociale dhe kjo ka bërë që Çani të mund të ndikojë në mënyrën e vet një kategori homofobësh të cilën është ë vështirë ti edukosh.
Inida Gjata (Zhaku): Zhaku është rebele, dhe si e tillë asaj nuk i pëlen që askush të diskriminohet për shkak se është ndryshe. Edhe pse në mënyrë tjetër, njëlloj si Çani, Zhaku mendoj se do i bëhej një aleate e fortë çdo personi të cilit i cënohet e drejta nga një shoqëri gjakpirëse.
Gëzim Tushe: Tushe ka kopetencën për të folur nga një tjetër karrige për këtë çështje. Tushe ka mundësinë, dhe e ka shfrytëzuar më së miri këtë mundësi, për të treguar se çfarë është homoseksualiteti në shoqëri.
Desada Metaj: Desada ështrë speciale sepse ajo nuk është nga ato persona që dalin të flasin vetë për të mbrojtur komunitetin lgbt. Jo, Desada është nga ato persona që e mbështet dhe e ndihmon komunitetin lgbt, që komuniteti të mund të mbrojë dhe përfaqësojnë veten. Duke patur një eksperiencë të gjatë në një media prestigjoze, Desada e di që askush nuk do të mund të bëjë kurrë për ty atë që ti mund të bësh për veten tënde. E veçanta e Desadës është pikërisht kjo, ajo na ndihmon dhe investon prapa kuintave, jo sepse ka frikë apo turp që të na mbështesë e të na mbrojë publikisht, por sepse ajo do që ne të rritemi e të ecim me këmbët tona.
Igli Totozani: Totozani për mua është një person i cili e dashuron punën e vet, dhe si të tillë unë e respektoj në maksimum. Ai është Avokati i Popullit dhe si një pjestar i komunitetit lgbt unë jam ndjerë i lumtur që ta ndjej Totozanin edhe avokatin tim. Për herë të parë unë ndjej se Avokati i Popullit e konsideron edhe komunitetin lgbt Popull!
Margarita Kristidhi: Zonja Kristidhi për shumë persona do të ngjallte habi që ndodhet në këtë listë, por në fakt me zonjën Kristidhi (Milkani), ata pjestarë të komunitetit lgbt që frekuentojnë qendrën sociale të Aleancës Kundër Diskriminimit kanë një histori dashurie platonike. Ajo e ka bekuar këtë qendër në një mënyrë shumë të veçantë. Në ditën ndërkombëtare të të dashuruarve, zonja Margarita Kristidhi i dhuroi qendrës së Aleancës LGBT, si dhe komunitetit lgbt një kuti me çokollata me një shënim: “Masa e dashurisë është të dashurosh pa masë.”
Foto Strakosha: Të jem i sinqertë nuk e prisja që një sportist të mbështëste hapur komunitetin lgbt në Shqipëri. Ndërkohë që perëndimi thotë “ej, jemi në vitin 2012”, ne na duhet të themi “jemi akoma në vitin 2012”. E vlerësoj shumë intervistën e zoti Strakosha për Mapo Madame pasi ka thyer mitin që “një mashkull i vërtetë duhet ti urrejë homoseksualët”. Unë jam i mendimit që shumë persona shprehen në mënyrë homofobe pasi mendojnë se në rast të kundërt shoqëria do ti gjykojë, por Strakosha nuk u step nga gjykimi i shoqërisë homofobe duke e gjykuar vetë atë.
Elsa Ballauri: Zonja Ballauri ka 20 vjet e kusur që mbron komunitetin lgbt! Unë jam akoma i ri dhe e vlerësoj faktin që Ballauri ka mbështetur komunitetin lgbt që para se unë të vija në jetë.