Ja si i vjedhin qytetaret, pikat e shkembimit valutor! Deshmi nga nje lexues!
Dua të siguroj përmes këtij emaili se gjithçka që do tregoj më poshtë është shumë e vërtetë dhe aspak e ekzagjeruar.
Pasditen e sotme (e hënë, 13 gusht) më duhej të shkëmbeja 70 dollarë amerikanë, në lekë. Shkova tek një dyqan shkëmbimi valutor në rrugën “Sami Frashëri”, e njëjta rrugë e shkollës Edit Durham, te kryqëzimi ku ndodhet piceri Era, apo lokali Bardh e Zi (rruga ku ndodhen edhe zyrat e LSI).