Kryeministri japonez shkarkon nga detyra sekretarin për shkak të komenteve të tij anti LGBT+.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, në një deklaratë për shtyp është shprehur se do të shkarkojë nga detyra sekretarin e tij Masayoshi Arai për shkak se ky i fundit ka dhënë disa komente negative për komunitetin LGBT+.

Arai ka thënë se nuk do të donte të jetonte pranë një çifit lezbikesh, gejsh, biseksualësh, apo transgjinorësh. Sipas tij, japonezët do të largoheshin nga vendi nëse Japonia do të legalizonte martesat mes së njëjtës gjini.
Ai gjithashtu është shprehur se urren të shohi persona të komunitetit LGBT+. Pas komenteve të bëra për komunitetin Masayoshi Arai është tërhequr dhe ka kërkuar falje. Por kjo gjë nuk e ka ndalur kryeministrin të deklarojë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të firmosë shkarkimin e sekretarit.
Ndërkohë që në Japoni merren masa nëse përdoret gjuhë urrejtjeje, në Shqipëri politikanët tanë jo vetëm që nuk shkarkohen nga detyra por nuk merret asnjë lloj mase (të tilla si pezullim, gjobë, etj) kur ata përdorin gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, apo forma të tjera fyese për komunitetin LGBT+.