Trekëndëshi përkujtimor në Mauthausen
Holokausti ka qenë një nga ngjarjet më të rënda të historisë botërore. Urrejtja dhe dhuna e ushtruar nga nazistët nuk ra vetëm në kokat e hebrenjve, artistëve, komunistëve, etj, por preku drejtpërsëdrejti edhe komunitetin LGBT+. Të shumtë qenë viktimat e komunitetit edhe pse numri i saktë i tyre ende nuk dihet.
Monumenti i radhës për komunitetin LGBT+ ndodhet në Austri. Në vitin 1984, një delegacion vullnetarësh, HOSI (Homosexuelle Initiative Wien) organizata më e madhe e komunitetit LGBT+ në Austri, zbulon brenda kampit të përqëndrimit Mauthausen një lapidar në formë trekëndëshi në përkujtim të viktimave LGBT+ në kampet naziste.
Më 7 korrik 2005, Parlamenti Austriak i njohu statusin e viktimave personave LGBT+ që ishin persekutuar gjatë kohës së nazismit si dhe një kompensim financiar.
A.Sh.