Monumentet përkujtimore në nder të personave LGBT+
Komuniteti LGBT+ ka qenë dhe është ndër më të diskriminuarit. Transgjinorë që janë vrarë vetëm pse ishin të tillë, gej e lezbike të dhunuar, përdhunuar, fyer e poshtëruar, të drejta të mohuara duke nisur që nga liria e fjalës, e martesës, birësimit, etj. Personat e komunitetit LGBT+ gjatë diktaturave kanë vuajtur edhe më tepër se të tjerët. Kujtojmë Homokaustin dhe mizoritë e kryera nga nazistët kundrejt personave të burgosur që ishin pjesë e komunitetit.
Por edhe në ditët e sotme gjendja e komunitetit, në shtete të caktuar nuk ka ndryshuar shumë. Edhe nga vendet e zhvilluara vijnë herë pas here lajme të trishta që lidhen me komunitetin. Një kapitull i ri që po nisim te Historia Ime ka të bëjë me monumentet, pllaka përkujtimore që janë ngritur për të kujtuar e nderuar personat LGBT+ të vrarë ndër vite. Do e nisim me një shtet fqinjë, Italinë. Në kryeqytetin italian, Romë, më 11 tetor 2005 u inagurua një park në kujtim të Paolo Segantit, i torturuar dhe i vrarë vetëm sepse ishte gej. Pllaka memoriale e vendosur në park përkujton jo vetëm Paolon por edhe personat e tjerë të komunitetit që janë vrarë.
#Anais