Horoskopi me ylber
Pa patur shumë për të thënë, le të flasin yjet…
Dashë, në kohë stresi dhe pasigurie do të keni tendencën të mbështeteninë prespekktiva dhe teknika të njohura dhe familjare. Një nga gjërat më të vështira në astrologinë e këtij muaji është se do të theksojë se çfarë nuk po funksionon në jetën e përditshme. Me këtë mëndësi, ky muaj do të shpërblejë eksperimentimin brenda kufijve. Kur stabiliteti juaj themelor do të ndihet i kërcënuar, është shumë më e vështirë të mësoni dhe të rriteni. Kështu që, të hapur për ndryshimet, qëndrojini besnikë qëllimeve tuaja.
Dema, ju mund të ndiheni sikur keni një peshë të rëndë në supet tuaja tani. Ndoshta e gjitha ose shumica e saj është në të vërtetë përgjegjësia juaj, barrë që duhet të mbani. Por mund të jetë efikase të shikoni nëse ndonjë pjesë e saj nuk është e juaja (kthejeni atë mbrapsht) ose është pjesë e një përgjegjësie të përbashkët ku ju kujdesuni për tuajën. Edhe nëse nuk mund të lehtësoni barrën tuaj tani, rikujtojini vetes se nuk jeni vetëm.
Binjakë, keni një tendencë të shikoni drejt të ardhmes tani, si mund të zhvillohet jeta juaj, plane dhe vizione, frikëra dhe shpresa për botën. Por shpesh ky zakon ju jep ankth që ka më shumë të bëjë me të kaluarën dhe ju largon nga ajo që po ndodh tani, duke ju konsumuar vëmendjen.
Gaforre, mund të ndiheni më shumë tërhequr nga përfshirja sociale sesa zakonisht, sidomos nëse ndiheni të përfshirë gjendjen aktuale të botës. Teksa angazhoheni në çfarëdo që zgjidhni të bëni në përgjigje të këtyre ndjesive, kujtoni gjithashtu të bëni vend për të të kuptuar shtresat e ndërgjegjes , dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes. Kujdesuni për zemrën tuaj.
Ju luanë jeni totalisht jashtë zonës tuaj të rehatisë, dhe procesi juaj i mësimit mund të jetë goxha I dukshëm. Mundohunitë shmangni shtigjet ku frika dhe ankthi mund t’ ju dërgojë. Nuk keni pse të kurseni në gjlrat që ju japin siguri, e as të nguteni drejt të panjohurës. Praktikoni tolerancën ndaj pasigurisë duke ndërmarrë hapa të vegjël. Jepni vetes leje të provoni dhe të dështoni. Por, sigurohuni që rreziqet e dështimit janë të ulëta aq sa mund të rimëkëmbëni shpejt.
Virgjëresha! Cdo gjë që bëni në shërbim të botës, asaj që dashuroni, asaj që ju doninjë pjesë e juaja dëshiron të vazhdojë ta bëni në mënyrën që e keni bërë gjithmonë. Një pjesë tjetër mund të jetë duke ju shtyrë drejt eksperimenteve dhe metodave të reja. Ndërsa vëreni këtë konflikt të brendshëm, kujtoni se nuk ka një përgjigje të vetme dhe të saktë. Mos u nxitoni shumë duke kërkuar shpëtim nga labirinti kur të gjitha rrugët, me siguri do t’ju shpjerin për mirë.
Peshorja. Edhe kur e kuptoni veten që po kërkoni momente lehtësuese dhe të bukura, përsëri gjindeni në skutat e dhimbjes në botën që na rrethon. Le të jetë ky muaj për të kuptuar se si gëzimi mund të bëhet pjesë e rutinës tuaj, edhe pse ju ndjeni një looj dhimbjeje apo pengu. Le të jetë një moment për të pushuar pak. Le të jetë shkurti një muaj për të kuptuar më shumë dhe më thellë veten.
Akrepë, në kohë të urgjencash të jashtëzakonshme dhe krizash ju do të shfaqeni me enërgji, guxim dhe kurajo, derisa enërgjia juaj të jetë konsumuar plotësisht. Nëse po mundoheni të jinni present për të ndihmuar për vështirësistë e botës, të afërmve tuaj, apo veten, detyra juaja për këtë muaj është ngadalësimi. Lëvizni me qetësi olimpike, me kujdes. Ose pranoni pasojat e të shterruarit plotësisht enërgjitë që mbartni. Por jini të kujdeshëm që ta bëni nën ndërgjegjje të plotë.
Shigjetarë ajo që do të përjetoni në media sociale do të lërë pasojat në trupin tuaj. Gjeni kohën të ndjeni se si ju rreh zemra, si ju shtrihen muskujt, apo si ju lëvizin organet brënda në trup. Bëni një plan për mënyrën se si do të përfshiheni në këto hapësira virtuale ose çfarë mund të bëni për ti zëvëndësuar.
Për bricjapin është koha të bëjë një inventor. Sa besime negative, frikëra dhe gjykime të ngurta po mbani me vete në këto kohë? Sa prej tyre janë mbartur nga kohë të tjera dhe u shërbejnë qëllimeve të tjera? Cilat prej tyre vërtet doni t’i mbani? Dhe a mund të gjeni ndonjë mburojë ose mënyrë tjetër për t’i ruajtur që të mos ju dëmtojë vetë ju? Mbajeni këtë si një qëllim të këtij muajipak më të shkurtër, si një çështje për vetëpërmirësim.
Ujorë, lejoni veten të jeni një qenie në zhvillim, në ndryshim, një qenie për cilën e ardhmja ende është e paqartë. Jini mirnjohës atyre që ju kanë formuar, nga paraardhësit tek mjedisi. Keni të drejtë të doni disa prej tyre dhe të distancoheni me të tjera. Kështu ju bëheni plotësisht vetja juaj.
Peshq, përgatituni për një muaj plot me vetë-reflektim, njohje me njerëz të rinj, dhe plot rritje personale. Ky muaj edhe do t’ju sfidojë të jeni vetëm për të njohur më mirë veten dhe për ta zbuluar. Mundohuni të përqendroheni te paqja e brëndshme dhe ndërgjegjia. Gjeni balancat për harmoni mes së brëndshmes tuaj dhe mardhënieve me të tjerët.