Terrorizmi këtë rradhë godet Brukselin
Dy shpërthime në aeroportin Zaventem kanë tronditur Brukselin këtë mëngjes rreth orës tetë. Një orë më vonë tre shpërthime të tjera kanë ndodhur në metronë e qytetit në stacionet Maelbeek dhe Shuman që ndodhen shumë afër institucioneve të Bashkimt Evropian. Deri tani numri i viktimave në aeroportin e Brukselit ka arritur në 13, ndërsa në metro është 10. Raportohet edhe për rreth 35 të plagosur. Twiteri i aeroportit të Brukselit ka njoftuar se aeroporti është evakuuar dhe se të gjitha fluturimet janë anulluar të paktën deri nesër në orën 6 të mëngjesit. Gjithashtu në njoftim thuhet që të mos kalohet afër aeroportit. /A.A.
- Pamje nga aeroporti Zaventem
- Pamje nga metroja e Brukselit
- Pamje nga metroja e Brukselit
- Pamje nga metroja e Brukselit
- Pamje nga metroja e Brukselit
- Pamje nga aeroporti Zaventem
- Pamje nga metroja e Brukselit
- Pamje nga aeroporti Zaventem