E vogla Ellie ka marrë miliona klikimenë Tik-Tok, në një video të xhiruar nga e jëma duke i shpjeguar se çfarë do të thotë të jesh gej. Komentuesit e kanë përgëzuar për mënyrën e të shpjeguarit me fjalë të thjeshta.
Dhe për çdo prind që pyet veten:’’Si t’ ja shpjegojmë fëmijëve?’’ Shikoni këtë video…
E jëma i shpjegon që,’’Gej është kur djemtë dashurojnë djemtë, dhe vajzat dashurojnë vajzat. Ato martohen me njëri-tjetrin. Unë nuk jam gej. Unë jam e martuar me babin, që është një djalë’’
Kur e Ellie i thotë ’’Mbase nuk jam gej’’ Carter përgjigjet, ’’Nuk e dimë ende. Je shumë e vogël. Mund të jesh apo mund të mos jesh, dhe çfarëdo qoftë, është në rregull, ne i duam njerëzit gej, por edhe njerëzit straight.”
Ndërsa Ellie sillet rreth dhomës me një dukje pak dramatike, e jëma vazhdon të sqarojë që, “Ti ende mund të jesh gay. Ne nuk e dimë. Nuk ke pse të jesh e trishtuar,” i thotë ajo të bijës. “Është si ngjyra e syve apo ngjyra e lëkurës. Është thjesht si je lindur. Pra, ne thjesht nuk e dimë deri sa të rritesh. Mund të jesh gay apo mund të jesh straight.”
Me sa duket në video, kjo e qartëson vajzën e vogël pak. “Nuk ka rëndësi me kë vendos të martohesh ose të jesh,” thotë Carter.
Ellie, e qetësuar, konfirmon duke thënë, “Sepse dashuria është dashuri.”
“Çfarë është e rëndësishme për mamin dhe babin është që ti jesh e lumtur dhe e sigurt.” E përfundon dialogun mamaja.
Shumë nga komentuesit janë e kanë vlerësuar këtë mësim të dhënë nga vogëlushja.
Nënat e dy vajzave binjake në Shqipëri, Eda dhe Alba janë shprehur kështu pasi panë videon: ‘’ Me fjalë të thjeshta, pa filozofi, ky femjë e kuptoi që dashuria është THJESHTë DASHURI. Kjo nënë e thote qartë, thjeshtë, ëmbel dhe me shumë dashamirësi, që ajo dhe bashkëshorti i saj do ta donin fëmijën e tyre, sido që të ishte ai e do të dëshironin vetëm lumturinë dhe sigurinë e tij.
Çfarë më shumë mund të dëshirojë një prind për fëmijën, perveçse lumturinë e tij. Dhe çfarë u duhet prindërve të rrisin femijë të lumtur?! Ata vete duhet te jenë në paqe me veten dhe ta kuptojnë që dashuria nuk ka kushte!’’
Teksa ky përkthim mund të jetë ndryshe nga botëkuptimi kulturor i joni, për të gjithë ju prindër apo familje në zgjerim ju ftojmë të gjeni mënyrat tuaja për ti treguar fëmijëve se çfarë do të thotë të jesh queer.