Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpërndau sot më 24/03/2021 një komunikatë emergjente për shtyp.
Në të, shoqëria civile ka nënshkruar një deklaratë ku shprehin shqetësimin për procesin e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të dhjetë projektligjeve të lidhura me paketën e reformës në drejtësi.
Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit plenare dhjetë projektligje në shkelje të procedurës sipas neneve 26, 27 dhe 28 të Rregullores së Kuvendit, për zhvillimin e seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të cilat kryhen sipas një programi pune të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Me propozim të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi, vendosi të fusë në rendin e ditës diskutimin dhe miratimin e dhjetë projektligjeve që sjellin 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, ligjet organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë, ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucionet e reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shoqëria civile shpreh shqetësimin se procesi i ndjekur për shqyrtimin dhe miratimin e këtyre projektligjeve krijon precedent negativ, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe Rregulloren e Kuvendit.
Neni 83, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndalon zbatimin e procedurës së përshpejtuar në shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Gjithashtu, e gjithë procedura e ndjekur, nga Komisioni i Ligjeve deri në miratimin e këtyre projektligjeve në seancë plenare, është kryer në mungesë të transparencës me publikun dhe konsultimit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe shoqërinë civile, si dhe në kushte urgjence, në më pak se 30 ditë nga depozitimi në Kuvend më 25 shkurt 2021. Mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës krijon klimë mosbesimi ndaj kësaj pakete ndryshimesh ligjore të reformës në drejtësi.
Historia e ndryshimeve të shpeshta në legjislacion, të miratuara me urgjencë, ka shfaqur jo pak probleme, sidomos në qëndrueshmërinë afatgjatë të tyre.
Shoqëria civile ka shprehur prej kohësh publikisht nevojën për një analizë të plotë dhe të kujdesshme të ecurisë së reformës në drejtësi, tashmë katër vite pas miratimit të saj. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet nxitja e zhvillimit cilësor dhe të shpejtë të sistemit të drejtësisë, duke rritur efiçencën e sistemit gjyqësor dhe aksesin e qytetarëve.
Më tej thuhet se çdo nismë e ndërmarrë për këtë qëllim duhet të vijë në përputhje me standardet e duhura të proceseve ligjbërëse, në transparencë dhe konsultim të plotë, për të garantuar rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.
Organizatat nënshkruese ishin:
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
Balkan Investigative Reporting Network Albania, BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Center for Bridging Communities
CRCA/ECPAT Shqipëri
Fondacioni Down Syndrome Albania
Fondacioni “Mary Ward Loreto”
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF)
Fondacioni Joscelyn
Fondacioni “Së bashku”
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut
Gratë në Fokusin e Zhvillimit
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
Instituti për Studime Ligjore dhe Publike
Instituti i Zhvillimit të Habitatit (Co-Plan)
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
Organizata “Gruaja tek Gruaja”
Organizata YMCATirana/Albania
Organizata “People in Focus”
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Platforma Kombëtare për Gratë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Qendra Europiane
Qendra Konsumatori Shqiptar
Qendra “TREJA”
Qendra “Community Reporters Albania”
Qendra për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Qendra Shqiptare e Kërkimeve Ekonomike (ACER)
Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Qendra ALTRI
Qendra Rinore “Perspektiva”
Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
Qendra për Shëndetin Mendor – Mental Health Albania
Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë
Qendra “Res Publica”
Roma Active Albania
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
Rrjeti për Demokraci i Grave – WDN Albania
Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
Shoqata “Në dobi të Gruas Shqiptare”
Shoqata “Dora Prindërore”
Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë”
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë
Shoqata e Grave “Refleksione”
Shoqata “Voice of Roma in Albania”
Shoqata Lushnja
Shoqata “Përtej Barrierave”
Shoqata “Zejtarët e Veriut”
Shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil