Pesë falimentet historike të Greqisë
Posted On 14/07/2015
0
Teksa shekujt kalojnë, drama greke duket se ka skenar të njëjtë, mes falimentesh e shpëtimesh. Marrëveshja e arritur të hënën mes Greqisë dhe kreditorëve e shpëtoi shtetin Helen, të paktën për momentin, nga një faliment i gjashtë në historinë e saj.
Falimenti i parë, 1824
Grekët kërkuan mbështetje financiare ndërkombëtare pas revoltës dhe luftës kundër Turqisë që filloi në vitin 1821. Dy kreditë britanike e 1824-ës dhe 1825-ës përdorën për të mbuluar disa shpenzime të luftimeve. Vetë lufta shkatërroi pjesën më të madhe të fshatit dhe tregtinë e detit, e cila kishte qenë burimi kryesor i pasurisë kombëtare. Më 1827-ën, qeveria greke tashmë ishte në gjendje për të paguar siç kishte premtuar dhe deklaruar veten të falimentuar.
Falimenti i dytë, 1843
Një falimentim i dytë u zhvillua në vitin 1843, gjatë sundimit të mbretit Otto, princit gjerman të zgjedhur nga Fuqitë e Mëdha si sundimtar i mbretërisë së re. Ai fillimisht u mbështet nga kredi të reja, por paratë u përdorën për të paguar borxhet e mëparshme, ushtarake, dhe burokracisë. Pa investime produktive në rritjen ekonomike, të ardhurat shtetërore nuk ishin gjendje të përmbushnin detyrimet e shlyerjes.
Falimenti i tretë, 1860
Falimentimi i tretë i shtetit grek ndodhi në vitin 1860. Forcat e armatosura britanike dhe franceze tashmë kishin pushtuar portin e Pireut 1854-1857, gjatë dhe pas Luftës së Krimesë, për të parandaluar mbështetjen greke ndaj Rusisë (si një vend ortodokse) kundër Turqisë. Shpenzimet për shërbimin e borxhit dhe shpenzimet ushtarake hëngrën paratë. Investimet serioze për përmirësimin e bujqësisë dhe industrisë ishin injoruar.
Falimenti i katërt, 1897
Nga viti 1890, një e treta e të ardhurave tatimore e shtetit ishte e nevojshme për shërbimin e pagesave të interesit për kreditë. Në vitin 1893, qeveria greke deklaroi se, ajo nuk do të mund të paguajë siç kërkohej, por më pas lufta greko-turke e çoi edhe një herë shtetin helen në faliment.
Falimenti i pestë, 1932
Falimentimi i pestë grek ndodhi në vitin 1932, kur Depresioni i Madh transmetoi krizën edhe në tregtinë botërore, duke shënuar ecuri negative në ekonominë bujqësore të Greqisë. Pas falimentit, ajo mori tetë vjet për të arritur një marrëveshje të re në vitin 1940, një zgjidhje e dyshimtë kjo pasi, menjëherë në vitin 1941, Gjermania pushtoi Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Falimenti i gjashtë, 2015, në fije të perit
Gjatë muajit të kaluar, Greqia shtyu pagesat e planifikuara për kreditë ekzistuese, dhe kryeministri Tsipras bëri thirrje për një referendum kombëtar, rezultatet e të cilit refuzuan kushtet e ashpra të Trojkës, duke rrezikuar materializimin e shpejtë të Grexit. Të hënën u arrit një marrëveshje me kreditorët, me kushte të ashpra për Greqinë, që duhen ende të miratohen nga qeveria e parlamenti grek.
/Revista Monitor
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025