Mbi 100 të vdekur në sulmet e shumta në Paris
Ka qenë 6 numri i sulmeve terroriste që tronditën Parisin në mbrëmjen e së premtes. Rreth 120 persona kanë vdekur, dhe shumë të tjerë mbartin plagë fizike dhe psikologjike.
Huffington Post shkruan se 8 agresorë kanë vdekur, 7 prej të cilëve në shpërthime kamikaze.
Sulmet kanë ndodhur kryesisht në zonën e quajtur Bataclan, një zonë mjaft e frekuentur nga të rinjtë. Sulmi më i tmerrshëm thuhet se ka qenë në teatrin Bataclan, ku qindra njerëz ishin mbledhur për në koncertin e një grupi rrock. Sipas Associated Press, sulmuesit janë ngjitur në skenë dhe kanë hedhur eksplozivë tek njerëzit që kishin marr peng.
Një tjetër sulm ka ndodhur në një restorant me kuzhinë kamboxhiane shumë të frekuentuar nga të rinj. Të mbijetuarit tregojnë sesi në një moment papritur plumbat thyen xhamat e restorantit, dhe pastaj kishte gjak dhe të vdekur kudo.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në një bar përballë restorantit, ku njerëz pinin të premteve mbrëma.
Sulmi tek stadiumi “Stade de France” në kohën që luhej ndeshja Francë – Gjermani, është konfirmuar nga policia që ka qenë nga dy kamikazë. Mendohet se qëllimi ishte që kamikazët të shpërthenin brenda në stadium.
Në mbrëmjen e së premtes, qytetarëve iu është kërkuar të rrinë në shtëpi dhe disa linja të metrove janë mbyllur. Edhe sot, shumë aktivitete janë anulluar e dhjetra biznese do të qëndrojnë mbyllur.
Presidenti Hollande, i cili gjendej në stadium në momentin e shpërthimit, ka thënë se “Franca ka nevojë të jetë e bashkuar, edhe pse sot është në për shkak të kësaj tragjedie, që është një gjë e neveritshme dhe barbare”.
Mbështetja ka ardhur edhe nga Presidenti Obama, i cili deklaroi se Amerika qëndron me Francën deri në fund, duke theksuar se ky është një sulm mbi njerëzimin dhe vlerat universale.
/m.g