Maksim Liço i arrestuar për pedofili vdes në spital
Maksim Liço, i arrestuar pak muaj më parë për pedofili, ka vdekur në spital. Gazeta TemA shkruan se ish-kreu i shoqatës së jetimëve “Fëmijët në Fokus” ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë. Liço vdiq në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” ditët e fundit të dhjetorit. Ai u vu në pranga pasi iu publikua biseda me një të mitur, ndaj të cilit kërkoheshin favore seksuale.