Kamionisti ngacmon seksualisht nje adoleshent! Eshte reklame qe acaron LGBT ne Greqi por… edhe kamionistet!
Një djalosh adoleshent bën autostop në rrugët e Greqisë. Makina e parë që ndalon është një kamion. Shoferi, një burrë rreth të 40-tave e pyet djaloshin se ku do shkojë. Kur ky i fundit i përgjigjet tërë kënaqësi e shend e verë se do shkojë në Torino, shoferi hap befas dritat brenda kabinës ku tregon pas tij një krevat martesor të ndriçuar me drita të kuqe si të shtëpive publike e të mbushur me arusha pellushi.
Burri, në atë moment nis të flasë me ton të feminizuar duke shastisur djaloshin që në atë pikë është futur në kamion.
Kjo reklamë e “Airfast tickets”, një kompani që siguron bileta udhëtimi ka acaruar në maksimum aktivistët dhe vetë komunitetin LGBT në Greqi. Reklama ka disa ditë që transmetohet në ekranet televizive, ndërsa versioni i saj në Youtube ka kaluar 200 mijë klikimet brenda pak orëve.
Andrea Gilbert, aktiviste greke për LGBT nga “Athens Pride” tha për historiaime.al se, “reklama është e shpifur! I mëshon stereotipeve më të këqija për meshkujt gej: një burrë i madh në moshë që ndalon në rrugë makinën për të marrë brenda një djalë të ri e për ta ngacmuar seksualisht”.
Aktivistët kanë nisur betejën e tyre për të ndaluar transmetimin e reklamës.
Por, – ironia më absurde, – pranë autoritetit përkatës grek për transmetimet televizive ka mbërritur dhe një ankesë tjetër nga sindikata e kamionistëve të Greqisë. Ata ankohen për reklamën sepse besojnë se ajo “i bën njerëzit të mendojnë se kamionistët janë gej”, gjë që sipas sindikatës, “nuk mund të jetë e vërtetë”…
Shikoni këtë reklamë KETU