(FOTO) Marshimi i emigrantëve drejt “tokës së dëshiruar”, Europës!
Associated Press sjellë me anë të fotove rrugëtimin e emigrantëve nga Kosova, Lindja e Mesme dhe Afrika në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, për të shkuar më pas në vendet e Europës Perëndimore.
Në foto njerëzit duken të lodhur, të uritur, e që ecin në mes të të ftohtit. Ata kanë kthyer në kampe, shtëpi të braktisura vetëm sa për të qëndruar diku. Por kur largohen, ajo që ngelet pas është një hapësirë e kthyer në kantier mbeturinash.