BBC: Europa është frikësuar kot nga emigrantët sirian, numri i shqiptarëve është rritur me 631%
Shqipëria shënoi një tjetër rekord përsa i përket numri të azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani muajin që shkoi. Dhe shifrat gjithnjë në rritje po përdoren për t’i treguar Europës se është frikësuar më kot nga fluksi i refugjatëve të luftës që mbërrijnë në dyert e saj nga Siria.
BBC shkruan se tragjedia e atyre që largohen nga lufta e tmerrshme civile në Siri përbëjnë vetëm 20.1 % të totalit të atyre që kërkuan azil në Gjermani nga Janari në Gusht të vitit 2015.
Ndërsa, nëse bëjmë bashkë të ardhurit nga Ballkani (nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia) numri i tyre është dy herë më i lartë, me 40.2 %. eStatistikat e autoriteteve gjermane tregojnë se ndërsa numri i sirianëve u rrit me 177 % gjatë 9 muajve të parë të vitit 2015 (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar), numri i shqiptarëve u rrit me 631 % po në këto 9 muaj.
Është e vështirë të shmangësh përfundimin se dhjetëra mijëra njerëz nga vende në paqe dhe që priten të shpallen vende të sigurta të origjinës, kanë marrë rrugën për në Gjermani, një shtet që shihet si një nga vendet më të dëshiruara në Europë për të jetuar.
Shifrat e azilkërkuesve në Gjermani shërbejnë edhe për të hedhur poshtë portretizimin që u bën kryeministri hungarez, Viktor Orban emigrantëve, si myslimanë.
Sigurisht që statistikat nuk tregojnë fatin e njerëzve dhe refugjatët sirianë apo shqiptarët janë një miks të krishterësh e myslimanësh. Por Siria, Aftanistani e Iraku së bashku përbëjnë 1/3 e totalit, ndërsa emigrantët nga vendet me shumicë të krishterë apo kombe sekulariste (Shqipëria dhe ish –Jugosllavia) përbëjnë pjesën më të madhe.”
Burimi: Lapsi.al