Fituesja e parë transgjinore e Miss Holandës bëhet shënjestër e gjuhës së urrejtjes në internet

Rikkie Valerie Kolle u bë Miss Holanda në 2023, ndërsa këtë moment ajo e pa si një simbol se vendi i saj i ka përqafuar vlerat dhe të drejtat e njeriut!
Pastaj ajo u bombardua me urrejtje në internet.
Kolle, 22 vjeç, tha se ajo u bë objektiv i gjuhës së urrejtjes pasi fitoi konkursin javën e kaluar.
Tani, ajo do të vazhdojë të marrë pjesë në konkursin Miss Universe.
Nëse fiton, do të jetë gruaja e parë transgjinore që do ta fitojë këtë titull në botë.
Kolle tha në një intervistë se ajo po përpiqej të përqendrohej në komentet e mira dhe jo të lëndueshme në mediat sociale.
“Mendova se po pranonim vërtet… në Holandë, por komentet e urrejtjes tregojnë anën tjetër të shoqërisë sonë. Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi”, tha ajo për Reuters.
“Për momentin, e injoroj plotësisht. Përqendrohem te gjërat e mira që më vijnë.”
Komentet negative ishin të paprovokuara, vazhdoi ajo, duke shtuar se njerëzit po e ofendonin për të qenë vetvetja.
“Unë thjesht dua t’i tregoj botës Rikkie dhe natyrisht historinë time trans, dhe reagimi i ashpër për këtë është vërtet e trishtueshme.”-tha ajo./ HistoriaIme