“Zgjohu, nuk mund të gjykosh gratë që duan të përdorin kontraceptivin e emergjencës”
Kreu i rrjetit të farmacive Boots në Britaninë e Madhe mbron vendimin e marrë nga kompania për të mbajtur një çmim të lartë (28 Paund) për gratë që duan të blejnë kontraceptivët e emergjencës. Ai tha për Shërbimin Këshillimor të Shtatzënisë: “Ne nuk duam të akuzohemi për nxitjen e përdorimit të papërshtatshëm të këtij medikamenti që do të vinte si rrjedhojë e uljes së çmimit”.
Rrjete të tjera farmaceutike si Superdrug dhe Tesco e kanë ulur çmimin e këtij medikamenti në 13.5 Paund, pas anekesave se ishte artificialisht i lartë, ndërsa në Francë kushton vetëm 5.5 Paund.
“Zgjohu, Boots nuk mund të gjykosh gratë që duan të përdorin kontraceptivin e emergjencës”
Ky vendim ngjalli reagimin e grupimet feministe dhe ato të shëndetit riprodhues, të cilët argumentojnë se vendimi i rrjetit Boots jo vetëm që krijon një sistem të padrejtë ku vetëm të pasurit kanë të drejtë për kontracepsion por gjithashtu e trajton shëndetin seksual të grave si një çështje “morali” dhe hamendëson se gratë janë të paafta të bëjnë zgjedhje të arsyeshme mbi metodat kontraceptive.
Impakt ekonomik
Duke mbajtur një çmim të lartë për kontraceptivët e emergjencës, rrjeti Boots e ka bërë këtë ilaç të pa aksesueshëm nga shtresat më të varfra të shoqërisë, të cilat shpesh janë më të rrezikuara. Si rezultat i kësaj, rrjeti Boots po krijon një situatë kur kontracepsioini emergjent është një opsion vetëm i grave që kanë para, ndërsa gratë e varfra duhet të kryqëzojnë gishtat me shpresën që të mos kenë mbetur shtatzënë.
Komenti: “Ulja e çmimit nxit përdorimin e papërshtatshëm”
Kjo deklaratë shpreh mosbesim ndaj aftësisë së grave për të marrë vendime mbi shëndetin seksual dhe autonominë e trupit të tyre. Kjo thekson mendësinë se kur bëhet fjalë për shëndetin riprodhues, gratë nuk dinë se çfarë është më e mira për to – se gratë kanë nevojë për një autoritet më të lartë për t’i treguar çfarë është më e mirë.
Ne nuk jetojmë në një botë perfekte, ku nuk do të kishim nevojë për kontraceptivë emergjence. Në një botë ku prezervativët nuk çahen, ku burrat nuk do t’i impononin grave mendime të kryejnë marrëdhënie të pambrojtura apo ku gratë dhe vajzat nuk janë viktima të përdhunimit.
Për sa kohë gratë kanë nevojë për një medikament të sigurt dhe të ligjshem që parandalon shtatzëninë e padëshiruar, duhet të jenë në gjendje ta marrin atë – pa u dëmtuar financiarisht apo gjykuar moralisht./l.k./
/The Guardian