Zgjedhjet në Bosnje/ më pak gra deputete
Politika vijon të mbetet një fushë e dominuar nga burrat dhe djemtë. Praktikisht shumica e drejtuesve të partive janë burra dhe kuotata për pjesëmarrjen e grave në listat e kandidatëve nuk e ka ndryshuar situatën për të nxitur pjesëmarrjen e grave në politikë.
Kjo u reflektua në listat e kandidatëve politikë, ku vetëm 16% e tyre kishin një kandidate grua në lista. Specifikisht nga 223 vendet e zgjedhura, vetëm 44 (20%) do të zihen nga gratë – një rënie prej 6 % krahasuar me nivelin e sotëm.
Një anketim i zhvilluar nga USAID në Bosnje-Hercegovinë tregon se perceptimi për gratë në lidership në Bosnje është përkeqësuar në vitin e fundit. Gjatë 2016 rreth gjysma e të anketuarve meshkuj (47%) besojnë se burrat janë më të mirë në lidership sesa gratë.
Vullneti politik për të ndryshuar këtë rezultat është i ulët, duke parë dhe numrin e ulët të kuotave për gratë në listat e kandidatëve./k.m/
Burimi: Newsmavens