Zgjedhjet e BE-së, ndezin debatin për të drejtat e grave në Suedi

Përveç partive politike të ekstremit të djathtë në Suedi, të gjitha partitë e tjera suedeze, deklarojnë hapur se janë feministe.
Disa politikanë nga partitë e tjera kanë bërë thirrje që një deputet demokristian, të largohet nga udhëheqja e partisë, pasi u zbulua se kishte votuar 22 herë kundër të drejtës së abortit në Parlamentin Europian. Linja zyrtare e partisë, mbështet ligjin suedez mbi abortin, por dhe dëshiron të punojë për të zvogëluar numrin e aborteve dhe shtatëzanitë e paplanifikuara.
Ndërkohë, brenda demokratëve të Suedisë, akuzat se kandidati i saj kryesor kishte ngacmuar një kolege të së njëjtës parti, bënë që një tjetër demokrat të largohej nga partia për shkak se ishte shprehur në media në lidhje me çka kishte ndodhur. Është hapur dhe një hetim mbi këtë çështje, por i dyshuar mbetet kandidati më i lartë i partisë.
Në Suedi, gratë kanë të drejtën e abortit për arsye të ndryshme, brenda 18 javëve të para të shtatzënisë
Kristiandemokrati, Lars Adaktusson, votoi kundër të drejtës së abortit 22 herë në Parlamentin Evropian. Ai ka votuar katër herë dhe ka abstenuar dy herë. Në të njëjtat votime, eurodeputët nga partitë e tjera suedeze votuan në favor, përveç demokratëve, të cilët abstenuan me 12 vota, votuan në favor me 12 vota, ndërsa kundër me një votë.
Lexo më shumë këtu.