Zëvendës kryeministri turk: “Si grua që je, hesht!”
ANKARA- Zëvendës kryeministri i Turqisë të mërkurën ndezi një debat të ri mbi diskriminimin kundër grave në politikën turke, kur ai i tha një deputeteje femër që u përpoq të ndërpresë fjalimin e tij “si grua që je, hesht!”.
Duke justifikuar vendimin për të sulmuar militantët kurdë në Irak, komentet e tij u përqeshën me zë të lartë nga anëtarët e Partisë Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde, duke përfshirë edhe ligjvënësen grua Nursel Aydogan.
“Zonjë heshtni! Ju si grua, heshni!” bërtiti Arinç në debatin që zhvillohej live, gjithnjë e më shumë nervoz pasi po mundohej që fjalët e tij të dëgjoheshin.
Incidenti nxiti zemërim të menjëhershëm në internet, me gratë turke që postonin komente zemërimi në Twitter me hashtag #BirKadinOlarakSusmayacagiz (si gra ne nuk do të heshtim), gjë që u përhap në mbarë vendin.
“Gratë janë të heshtura në politikën e tyre, por gratë jo të heshtura do t’u mësojnë atyre demokracinë,” tha në Tweeter @Ozgurlugedogru.
Hashtagu #KadinDusmaniArinc (Arinç është armik i grave) fitoi gjithashtu popullaritet.
HDP-ja dhe gjithashtu partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi një falje nga Arinç.
“Ne si CHP dënojnë fuqishëm komentet seksiste, diskriminuese dhe poshtëruese që shkelin të drejtat e grave”, tha nënkryetarja e CHP Selin Sayek Boke.
“Të bësh një koment të tillë nën çatinë e parlamentit është e papranueshme. Ne e ftojmë atë të kërkojë falje,” shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Arinç ka pasur vështirësi me komentet e gjykuara si seksiste.
Në korrik të vitit 2014, ai shkaktoi një protestë duke deklaruar se gratë nuk duhet të qeshin me zë të lartë në publik. Kjo bëri që video dhe foto të grave turke duke qeshur me të madhe të bëheshin virale.
Nursel Aydogan e HDP-së, objektivi i shpërthimit të Arinç, tha: “Unë nuk e marr personale. Kjo është një fyerje kundër të gjitha grave, duke përfshirë (partinë në pushtet) ligjvënëset e tyre.”
“Z. Arinç duhet të lërë mënjanë këtë qasje seksiste”, tha Pervin Buldan, një tjetër ligjvënëse grua e HDP-së.
Kritikët e kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) me rrënjë islamike, – të cilën Arinç ndihmoi për ta bashkë- themeluar së bashku me Presidentin Rexhep Taip Erdogan – që po shkatërron të drejtat e grave./A.A.