Kampionati Botëror i Grave 2019 – hyn në një etapë të re të mbulimit mediatik

Sipas një eksperteje mbi çështjet gjinore dhe sportet, falë një zhvillimi në mbulimin mediatik, futbolli femëror po hyn në një “epokë të re”.
Stacey Pope, profesore e asociuar në sporte dhe shkencat e stërvitjes nga Universiteti Durham, ka deklaruar për Euronews se reagimi ndaj “Women’s World Cup 2019”, demonstron rritjen e popullaritetit të grave në sporte.
“Kemi përparuar me të vërtetë,” tha Dr Pope. “Ka më shumë shikueshmëri dhe më shumë vëmendje, sa i përket mbulimit mediatik. Kjo mund të vërehet lehtësisht në rritjen e ndjekësve të sporteve me pjesëmarrje grash”. Sipas saj, “Kampionati Botëror i Grave 2015” ishte hera e parë që sporti i grave pati mbulim të gjerë mediatik. Gjithashtu është vërejtur një përmirësim në mënyrën sesi u portretizuan atletet femra.
“Ekipet e futbollit të grave nuk marrin asnjë mbulim mediatik, mirëpo dhe kur ndodh, rezulton të jetë shumë e seksualizuar. Prandaj tani po punojmë mbi këtë platformë dhe po e përgatisim për Kupën e Botës për Gratë 2019. “– vijoi ajo.
Por, ndërsa interesimi për kampionatet sportive të grave po rritet, Dr.Pope tha se është ende e mundur që këto premisa të zgjerohen akoma më shumë.
“Ndërsa ekipi përparon, nëse do të njohim arritje të reja, atëherë kjo do të ndodhë vetëm kur të fillojë të rritet gjithashtu dhe jehona e këtyre lojërave.”
Si më poshtë, mund të shihni intervistën e plotë me Dr Stacey Pope.