Rreth 35% e grave kanë përjetuar një formë të dhunës gjatë jetës së tyre, një statistikë vërtet alarmante.
Por që nga Franca dhe Spanja, deri në Turqi, gratë po mbajnë një qëndrim kundër dhunës, duke protestuar ndaj niveleve të vrasjeve për gratë e vrara nga një partner intim dhe mungesa e burimeve adresuese për viktimat.
Përpara ditës ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave më 25 nëntoraktivistët e të drejtave të njeriut folën për mënyrën, sesi ka rezonuar në vendet e tyre situata e rëndë me dhunën ndaj grave.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 58% e 87,000 grave të vrara në vitin 2017, u vranë nga partnerë intimë ose anëtarë të familjes.
Më shumë se një e treta e grave të vrara me dashje u vranë nga një ish-partner ose partneri aktual.
Siç duket të drejtat e njeriut në botë vijojnë të shkelen edhe në vende me traditë dhe demokraci të zhvilluar dhe pavarësisht ndjeshmërisë së tematikës dhe aktivizmit, progresi është i ulët, çka është alarmuese për situatën e të drejtave të grave në botë dhe tejet demoralizuese për gratë vetë, të cilat duket se po braktisen nga strukturat mbrojtëse të shteteve dhe organizatave.
Burimi i fotos: Pixabay