Vitrina në Disneyland shkatërron stereotipet gjinore
Një dyqan në Disneyland ka treguar kohët e fundit se nuk ka asgjë të keqe kur një djalë pëlqen Minnie Mouse.
Një vitrinë në Disneyland është fotografuar me një manekin të një djali të vogël të veshur me një kapelë Minnie Mouse, t-shirt dhe çantë, dhe me një pellush Minnie Mouse.
Autori i librave për fëmijë Eric Rosswood po vizitonte parkun në fund të korrikut, kur pa këtë në vitrinën e një dyqani.
“Në fakt kalova dhe mu desh të kthehesha sërish, për ta parë atë dhe për tu siguruar që po shihja vërtetë atë që mendova se po shihja,” tha ai.
Autori – i cili ka shkruar libra mbi barazinë martesore – theksoi mungesën e vëmendjes që vitrina ka marrë, duke thënë se kjo është një “deklaratë e guximshme” për pajtimin gjinor që “vështirë se dikush e ka vënë re.”
Rosewood tha se është e rëndësishme që të “zhduken” divizionet që çojnë në stereotipet gjinore dhe kufizimet për brezin e ri, shumë prej tyre mund të mos ndjehen rehat me presionet e shoqërisë mbi ta.
“Vetëm sepse një djalë do të veshë një këmishë me Minnie Mouse, nuk do të thotë që prindërit duhet ti blejnë një me Mickey në vend të saj,” tha ai.
“Ata janë fëmijë, dhe duhet të jenë në gjendje të luajnë me çfarëdo lodre që duan.”
Megjithatë, edhe pse ata mund të kenë bërë hapa të vegjël në drejtim të nxitjes së barazisë, raportet e fundit tregojnë se Disney ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në këtë drejtim.
Gjatë Indeksit më të fundit të Përgjegjësisë së Studios, indeksi LGBT i GLAAD gjeti se Walt Disney kishte një mungesë shqetësuese të diversitetit në filmat që ka prodhuar – duke e vlerësuar studion si “dështim”.
Nga 13 filmave të transmetuar në vitin 2014, vetëm një prej tyre “, Muppets Most Wanted”, u konsiderua LGBT-përfshirëse, sepse Lady Gaga, e cila është biseksuale, pati një rol./A.A.