Viola Davis flet për impaktin që kanë patur sulmet seksuale në jetën e saj
Viola Davis është hapur rreth pcrvojës së saj të mëparëshme me dhunën seksuale, dhe arsyen pse ka vendosur që të bëhet zëri i viktimave të përdhunimit dhe sulmeve seksuale në mbarë botën.
Ylli i serialit “Si t’ja hedhësh me vrasje” foli të dielën në një eveniment për mbledhje fondesh për Rape Foundation në Beverly Hills, Kaliforni, ku ajo u nderua me një çmim avokimi nga grupi.
“Unë, nëna ime, motrat e mia, mikesha ime Rebecca, shoqja ime e fëmijërisë, ne të gjitha kemi një gjë të përbashkët: Ne të gjitha jemi të mbijetuara sulmesh seksuale në ndonjë mënyrë, formë apo trajtë”, tha Davis, gjatë fjalimit të saj.
Aktorja 51-vjeçare më pas foli rreth përhapjes së sulmeve seksuale brenda komunitetit të saj gjatë rritjes së saj, dhe për faktin se, për shumë njerëz atje, sulmi seksual ishte një fakt i përditshëm i jetës së vajzave të reja.
“Dëgjoni, kur isha e re, kishte shumë burra në lagjen time që të jepnin para, nëse ti i lejoje të të preknin,” vazhdoi ajo. “Kur shkoje në shtëpinë e një shoku për një festë ditëlindjeje në moshën shtatë vjeçare, gjithmonë ishte dikush që të prekte.”
Por ndoshta historia më prekëse ishte kur Davis foli për pasojat e shëmtuara të sulmeve seksuale për shumë të mbijetuara, duke zbuluar një histori të tmerrshme të mikeshës së saj dhe ndikimin që sulmi pati mbi motrën e saj.
“Motra ime tani është e varur prej heroinës, ajo është prostitutë,” tha ajo.
“Mikesha ime e cila është një e mbijetuar, unë e quaj atë të mbijetuar për shkak se vajza e saj 7-vjeçare u rrëmbye nga oborri i shtëpisë së gjyshes së saj është duke luajtur në mes të ditës”, shtoi Davis.
“Ata nuk mundën ta gjenin për një ditë të tërë, dhe kur më në fund e gjetën, ajo ishte përdhunuar dhe mbytur. Pra nëna e saj, po mbijeton. Vetëm se kur ajo mbijeton, kur është gjallë duke ngrënë një vakt, ajo ka kthime prapa në kujtime – çrregullime stresi post-traumatik”.
“E pyeta se si ecën përpara dhe ajo më thotë: ‘Nuk e di, është një makth. I lutem Zotit’”.
Davis ka qenë një avokate për Rape Foundation që nga viti 2010. Fondacioni siguron këshillim, trajtim mjekësor falas dhe strehim për viktimat e abuzimit seksual dhe përdhunimit./A.A.