Video shokuese: Ngacmuesi godet një grua pasi ajo i thotë atij të mbyllë gojën
Një video e shpërndarë nga një studente arkitekture franceze, tregon një burrë që shkon afër saj jashtë një kafeneje të Parisit dhe e godet me forcë në fytyrë. Marie Laguerre, 22 vjeçe, u tha mediave franceze se burri e kishte bombarduar atë me ngacmime seksuale, dhe më pas e goditi pasi ajo i tha atij ta mbyllte gojën.
Sulmuesi i paidentifikuar u kap në një video survejimi. Aty shihet koka e Laguerre sesi shkon në anën tjetër kur e godasin, dhe klientët e habitur të kafenesë hidhen në këmbë.
Prokurorët kanë nisur një hetim, por që nga e hëna ky burrë nuk është gjetur ende, njoftoi HuffPost France.
Konfrontimi i habitshëm ka shkaktuar reagime të zemëruara për të marrë masa të ashpra ndaj ngacmuesve të rrugës. Legjislacioni u prezantua në fillim të këtij viti duke lejuar të vendosen gjoba në moment për një sjellje të tillë. Pritet të kalojë javën e ardhshme, raportoi The Guardian.
Sulmi ndodhi pasi Laguerre po ecte në shtëpi javën e kaluar dhe një i huaj filloi të bënte komente të turpshme, zhurma dhe gjeste me “konotacione seksuale”, tha ajo për Franceinfo TV të dielën.
Ajo i tha Le Parisien se u zemërua dhe i tha, “Mbylle.” “Nuk mendova se do më dëgjonte, por më dëgjoi”, shtoi ajo.
Burri mund të shihet në video duke e ndjekur me zemërim Laguerre. Ajo tha se ishte “i tërbuar” kur i hodhi një tavëll cigaresh, e cila i kaloi shumë pranë kokës. Pastaj ai i bërtiti para se ta godiste, njoftoi Laguerre.
Laguerre, e cila pësoi nxirje në faqe dhe ballë, u kthye në shtëpi, por shumë shpejt u kthye në kafene për të mbledhur deklaratat e dëshmitarëve dhe videon nga pronari i kafenesë.
Ajo tha se, që nga konfrontimi shqetësues, ajo ka qenë e frikësuar të ecte jashtë. Por gjithsesi është e lumtur që nuk e la me aq.
“Nuk mund të rri në heshtje dhe nuk duhet të rrimë në heshtje”, shkruan ajo në faqen e saj në Facebook. “Duke shpresuar se do ti ndryshojë gjërat për të gjitha gratë që vuajnë nga ngacmimi dhe dhuna seksiste në baza ditore”./A.A.