Video ku Melania Trump duket e friksuar, nxit fushatën online #FreeMelania
Sjellja e Donald Trump gjatë fushatës presidenciale në Amerikë është konsideruar gjerësisht si seksiste. Nuk ka kaluar pa u vënë re edhe qëndrimi i tij ndaj bashkëshortes gjatë ceremonisë së inaugurimit. Melania dukej e vrenjtur në fytyrë, e palumtur dhe shpesh e injoruar edhe nga vet bashkëshorti i saj. Shpërndarja e këtyre pamjeve online, ka bërë që në rrjetet sociale të nisë fushata #FreeMelania duke kritikuar gjestet e presidentit Trump ndaj saj.
Disa ekspertë të gjuhës së trupit duke analizuar sjelljen e familjes së parë në ditën e inaugurimit, kanë shkuar edhe me tej dhe e kanë cilësuar Melanian si “objekt” të Trump.
“Melania është një objekt për të, unë nuk shkoh ngrohtësi apo dashuri në atë marrëdhënie ”, thotë për Independent, Susan Constantine specialiste e gjuhës së trupit.
Por ka edhe nga ata opinionistë që e kundërshtojnë fushatën duke thënë se Melania nuk është e robëruar, ajo e dinte se çfarë ishte duke marrë kur u martua me “tiranin” Trump.