Vetëm 18 për qind e amerikanëve e konsiderojnë veten feministë
Shumë njerëz thonë se besojnë në të drejtat e barabarta për gratë, por kur ti pyet po ata njerëz nëse janë feministë, shumica e tyre do të thotë jo.
Kjo është ajo që gjetëm në një sondazh të ri të Vox, i cili eksploron pikëpamjet e publikut mbi feminizmin, abortin, etj.
Sondazhi, i kryer nga firma hulumtuese dhe e komunikimit PerryUndem, tregon se një shumicë e fortë e amerikanëve janë dakord mbi barazinë gjinore. Tetëdhjetë e pesë për qind, për shembull, thotë se beson në “barazinë për gratë.”
Por shumë pak prej tyre duan të vënë etiketën e feminizmit mbi besimet e tyre. Tetëmbëdhjetë për qind e të anketuarve thanë se e konsiderojnë veten feministë. Pesëdhjetë e dy për qind thanë se nuk ishin feministë, 26 përqind nuk ishin të sigurtë, dhe 4 për qind refuzuan ti përgjigjen pyetjes.
Gjetjet sugjerojnë një ndarje në mënyrën se si amerikanët e shohin botëkuptimin e tyre, me shumë më tepër që mbështesin idenë e barazisë midis gjinive sesa me ata që do ta përshkruanin si një këndvështrim “feminist”.
Sondazhi Vox hulumtoi gjithashtu edhe qëndrimet me nuanca të amerikanëve mbi abortin dhe se si, pesë vjet pasi filloi Obamacare, opinionet çuditërisht kanë ngecur.
Marrë nga: www.vox.com