Kateryna Handziuk, një aktiviste 33-vjeçare politike anti-korrupsion, vdiq të dielën pas lëndimeve të shkaktuara nga një sulm me acid në korrik. Handziuk, e cila ishte njëkohësisht dhe këshilltare e kryetarit të bashkisë së Kherson dhe zë kritik ndaj policisë lokale, nuk arriti tu mbijetonte djegieve në më shumë se një të tretën e trupit të saj, pasi u sulmua me një litër acid sulfurik jashtë shtëpisë së saj në qytetin juglindor Kherson para disa muajsh.
Ajo që prej korrikut po luftonte me plagët në një spital të Kievit, dhe iu nënshtrua 11 operacioneve. Por kohët e fundit gjendja ishte përkeqësuar dhe trajtimet nuk po bënin më efekt.
Pesë të dyshuar janë arrestuar për përfshirjen e tyre në sulm, por asnjë informacion i mëtejshëm nuk është publikuar rreth atyre që urdhëruan sulmin. Nga spitali dhe duke luftuar për jetën, Handziuk kohët e fundit i bëri thirrje qeverisë të hetojë sulmet në rritje ndaj aktivistëve.
Komisioni Europian reagoi gjithashtu ditën e djeshme duke i kërkuar Ukrainës përmes një komunikate zyrtare, që të dyfishojë përpjekjet për të hetuar vdekjen e aktivistes së njohur kundër korrupsionit dhe të përforcojë legjislacionin për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve./ k.j
Burimi: AlJazeera