Vajzat Indiane që i kanë mbijetuar përdhunimit
Fotografja Smita Sharma ka bërë një kronikë të jetës së viktimave të përdhunimit në Indi për vite me rradhë.
E ndihmuar nga punonjësit e shëndetësisë lokale dhe organizatave joqeveritare, Znj. Sharma ka udhëtuar nëpër gjithë vendin për të takuar të mbijetuarat e përdhunimit dhe të regjistronte historitë e tyre.
Subjektet e fotografive, shumica fëmijë, nuk janë identifikuar. Të gjitha emrat janë ndryshuar në këtë artikull.
Përdhunimi në grup dhe vrasja e një studenteje në vitin 2012 në Delhi çoi në protesta dhe ligje të reja anti-përdhunim në vend. Megjithatë, sulme brutale seksuale ndaj grave dhe fëmijëve vazhdojnë të raportohen. Më shumë se 35.000 dhunime janë regjistruar në Indi në vitin 2014.
Manali, 13 vjeç
Manali u rrëmbye nga një burrë nga një fshat fqinj, në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Burri që i përkiste komunitetit Yadav dhe kishte ndikim financiar, e përdhunoi atë pas një stacioni hekurudhor në shtetin perëndimor të Maharashtra.
Manali iku nga trafikanti i saj para se ai të mund ta shiste atë në një bordello dhe raportoi incidentin në policinë hekurudhore.
Por në vend që të merreshin masa kundër tij, Manali u mbajt në paraburgim për 12 ditë, ndërsa ata u përpoqën ta bindnin që të tërhiqte ankesën e saj.
Rithika, 15 vjeç
Në vitin 2011 Rithika u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga një burrë i fshatit të saj, kur ajo shkoi në pyll për të kryer nevojat personale.
Nëna e saj e gjeti të gjakosur në pyll dhe menjëherë e mori atë në rajonin e policisë, por policia refuzoi të plotësonte ankesë.
Rithika tani vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe nuk ka folur që prej atij incidenti.
Në Indi, pothuajse 60% e familjeve rurale nuk kanë qasje në tualete, duke i bërë gratë të prekshme ndaj sulmeve seksuale.
Vidya, 17 vjeç
Vidya u rrëmbye nga një burrë që i përket kastës më të lartë të komunitetit Brahmin, ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla në Robertsganj në Uttar Pradesh.
Ajo u tërhoq pranë një pellgu aty pranë dhe u përdhunua.
Familja e Vidyas e mbështeti atë, duke e çuar menjëherë të bëjë testet mjekësore dhe për të paraqitur një ankesë të policisë.
Dhunuesi ka qenë në arrati që atëherë.
Vidya e la shkollën, si pasojë e traumës dhe stigmës që ajo vuante nga incidenti.
Karishma, 17 vjeç
Karishma u përdhunua nga djali i pronarit të shtëpisë ku ajo jetonte në vitin 2008.
Ajo heshti nga turpi dhe frika. Pasi mbeti shtatzënë si rezultat i dhunimit, nëna e Karishmës e nxorri nga shtëpia.
Asaj më pas ju bë presion nga një parti politike lokale që të martohet me përdhunuesin e saj.
Karishma refuzoi të tërheqë çështjen ose të martohej me të.
Me origjinë nga një qytet periferik, ajo tani jeton në Kalkutë me djalin e saj dhe punon si parukiere në një sallon.
Neha, 20 vjeç
Pasi Neha u përdhunua tetë vjet më parë nga një burrë i komunitetit të saj, familja dhe fqinjët e saj e detyruan atë të martohej me të.
Si rezultat i përdhunimit, ajo lindi një djalë, por nuk u pranua kurrë si grua nga sulmuesi i saj.
Një vit pas incidentit, familja e saj i ka parashtruar ankesë policisë dhe e çuan atë në gjykatë.
Neha prodhon oriz të fryrë për të jetuar, duke punuar deri në 16 orë në ditë dhe fiton 400 rupi (£ 4, $ 7) në javë.
Varsha, 15 vjeç
Kur është bërë kjo foto, Varsha po shoqërohej në Gjykatën e Qarkut në Rajmahal në Jharkhand nga një police grua në mënyrë që të mund të dëshmonte për atë që i kishte ndodhur.
Varsha u përdhunua nga një burrë i cili shkonte shpesh tek pemishtja me mango ku ajo punonte. Ajo u kërcënua që ta mbyllte gojën, por heshtja e saj e inkurajoi atë ta përdhunonte përsëri.
Ajo më në fund i tregoi familjes së saj për përdhunimin, dhe ata parashtruan ankesë në polici./A.A.