“VAGINA IME” POEZIA SHQIPTARE MË NAM
Enkeleda Ristani është emri i shkrimtares dhe poetes që po lakohet muajt e fundit më egër nëpër qarqet artdashëse të Tiranës. Protagoniste e disa mbrëmjeve letrare që po e rikthejnë poezinë nga raftet e librave dhe muret e “facebook” në hapësirat publike. Në një nga këto mbrëmje letrare një bashkëpuntor i revistës “Nam” ka xhiruar këtë video. Bëhet fjalë për interpretimin e vet autores të një prej poezive të saj të hershme e datuar në shtator 2014, pak më përpara zhurmës që shkaktoi “Vrima” e Rita Petros. Në fakt “Vrima” nuk bëri hiç zhurmë por çmimi që mori shkaktoi turbullira. Sidoqoftë ju sugjerojmë ta lexoni më poshtë vetë poezinë.
“Vagina ime”
Vagina ime është vendi më i bukur që ekziston,
udhëtimi mitologjik që kanë kërkuar gjuetarët e thesarëve
Nuk do ta kisha kuptuar asnjëherë
nëse nuk do ta kisha të pamundur udhëtimin nëpër botë
Gjarpri i Kaltër rrëshket pa u ndjerë
ta gjej, edhe pse i verbër
Ndjesitë e tij të njomështa ma rikthyen udhëtimin në Shpellën e Njëmijë e Një Lagieve.
Shikoni si bëhet dru sapo nuhat se është afër.
Vagina ime me buzë gjigande
e Bukura e Dheut,
Hyrja e shpellës,
vizatimet përreth saj me drejtimin qartësisht të sigurt për nga hyrja
vizatime të zeza
fije- fije
tufë fijesh me gojë
Mban erë të mirë myshku të kahershëm
që para krijimit të botës
shttt, është konspiraci
Zotit do ti dilnin të palarat nëse do të njihej kjo
Njerëzit besojnë tek Vagina
gjithmonë kanë besuar
Hyr brenda dhe shih sa shumë mure të tretshme ka
mure që të përthithin
mure që të shkrijnë në gojë
mure që të tarallisin
mjafton t’u tregosh pak mirënjohje
Gjarpri i Kaltër rrëshket në parajsën e fshehtë
për të takuar Zotin në pikën G
Muret janë fryrë së tepërmi
dhe…
gropat thithëse janë krijuar duke plagjuar me të gjithë këtë
Gropa ime thithëse
e pa rezistueshme
Gjarpër-thithëse
Gishta-thithëse
Gjuhë-thithëse
Gjithçka-thithëse
Duro dhe pak
s’kemi hyrë akoma
ky është vetëm fillimi
Fillimet janë pa kohë
lëre çfarë thonë
Shikoje atë kapelën trekëndore të kishës sime
është pjesa më e uritur për të ndjerë
aty janë fshehur të gjithë librat e shenjtë
gjuetarët e thesarëve nuk kanë arritur kurrë t’i zbulojnë
as Zoti
ky i qiejve që erdhi më pas Vaginës sime
Shikoje heshtjen e Gjarprit të Kaltër me lot në sy
është bërë më dru se druri
Druri kopjoi gjarprin afër vaginës sime
pra, druri vjen më pas se gjarpri
Tani vazhdo të zbulosh shpellën mikpritëse:
e shikon ujëvarën në fund të shtegut?
Akoma?
Hyr brenda tek ajo e thelluara mishtore
Mos u tremb nga tërheqja
Ligji i gravitetit u zbulua pas kësaj
Lëre të tërhiqet
Edhe pak
edhe pak
edhe pak
Pa
K
Vdis tani
vdis bashkë me mua
brenda vaginës sime
hyjnore,
e lëre të rrjedhi vdekja
para zotit të qiejve…
shikoje Gjarprin e Kaltër tek tërhiqet i squllur
sa për të marr vrull të ri
e të vdes pafundësisht
Dhe ja prova se mbas vdekjes ka akoma jetë/A.A.