Universitetet janë në një epidemi përdhunimi. Ja si mund ta zgjidhin
Universiteti duhet të jetë një nga kohët më të bukura të jetës suaj. Të pavarur për herë të parë, jeni të rrethuar nga njerëz të rinj, përvoja të reja dhe dije të reja. Për shumë njerëz, është koha e eksplorimit dhe zbulimit të vetvetes. Për të tjerët, ama, përvoja nuk është aq e këndshme. Një raport i ri nga Revolt Sexual Assault dhe Dhomës së Studentëve paraqet shkallën brutale të dhunës seksuale në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar: duket sikur shumica e studentëve nuk po ja kalojnë edhe aq mirë.
Një total prej 4,500 studentësh nga 153 institucione të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar iu përgjigjën studimit – konsultimi i parë i studentëve për këtë çështje në një dekadë. Ajo që u gjet ishte tronditëse: 62% e studentëve dhe të diplomuarve kanë përjetuar dhunë seksuale sipas përkufizimit të përdorur nga Kriza e Përdhunimit siç është futja e duarve, ngacmimi seksual, prekje e padëshiruar, shtrëngim, sulme seksuale, përdhunim – gjithçka e zakonshme, rezulton në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Tronditëse ishte se, 8% e të anketuarave femra thanë se ishin përdhunuar në universitet – dyfishi i 4% të të gjitha grave në Angli dhe Uells siç e vlerëson Zyra për Statistikat Kombëtare.
Ndoshta edhe më tronditëse është se sa pak viktima ndihen të afta të raportojnë krimet në universitetet e tyre. Ne e dimë tashmë se në sa norma të ulëta janë raportimet në polici- Rape Crisis England dhe Wales thotë se rreth 15% e atyre që përjetojnë dhunë seksuale e raportojnë atë në polici. Është e qartë se kjo është një çështje edhe për universitetet. Vetëm 6% e të anketuarve raportuan për përvojat në universitetin e tyre; vetëm 2% mendonin se ishin në gjendje të raportonin dhe ishin të kënaqura me procesin e raportimit.
Shifrat erdhën menjëherë pasi Universiteti i Kembrixhit pati një “problem të rëndë” me sjellje të keqe seksuale pas prezantimit të një sistemi të ri raportimi anonim që çoi në 173 ankesa për “sjellje të pahijshme” të bëra për nëntë muaj. Tablloja është e qartë: ekziston një epidemi dhune seksuale në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndikimi që kjo ka tek studentët nuk mund të nënvlerësohet. Së bashku me pasoja të rëndësishme për vetëbesimin, shëndetin mendor dhe jetën shoqërore, shumë studentë thjesht ndihen të paaftë për të vazhduar studimet e tyre. Një e katërta e të anketuarve që kishin përjetuar dhunë seksuale thanë se kishin lënë leksionet, ose kishin lënë modulet shkollore për të shmangur keqbërësit; 16% pezulluan studimet e tyre ose u tërhoqën krejtësisht.
Duhet bërë më shumë. Shumë studentë do të jenë kilometra larg shtëpisë, duke jetuar vetëm dhe pa asnjë ide se ku duhet të drejtohen për ndihmë në rast se sulmohen seksualisht. Kur ata kanë kërkuar ndihmë, ka qenë sikur ti biesh murit me kokë, trauma e tyre është përkeqësuar nga procesi i raportimit; të paktën një i anketuar e kishte parë ankesën e vet të injoruar. Ekzistojnë paralele me krizën e shëndetit mendor të studentëve këtu: i izoluar nga rrjetet ekzistuese të mbështetjes, në kontakt me procese penguese nga shërbimet e këshillimit dhe ata që supozohet se janë përgjegjës për kujdesin e tyre. Shumë studentë neglizhohen. Kjo nuk duhet të ndodhë.
Proceset e raportimit duhet të përmirësohen në mënyrë drastike: Sistemi anonim i Kembrixhit është një hap në drejtimin e duhur. Shumë studentë thonë se ankesat e tyre kërkojnë muaj me emaile, takime dhe telefonata para se të fillohet të adresohet raportimi i tyre – një detyrë rraskapitëse dhe traumatike, sidomos kur përpiqesh të përqëndrohesh në diplomimin tënd. Proceset duhet të jenë të efektshme, por të jenë të dizajnuara për mirëqenien e nxënësve në zemrat e tyre.
Shërbimet e këshillimit gjithashtu duhet të bëjnë një punë më të mirë. Shërbimet e shëndetit mendor duhet të jenë të sinjalizuara për studentët që mund të mos e dinë se ekzistojnë; ato gjithashtu duhet të jenë në dispozicion kur një viktimë sulmi seksual ka më shumë nevojë për to. E njëjta gjë vlen edhe për sistemet e specializuara të mbështetjes: promovimi i tyre gjatë javëve të para dhe gjatë gjithë kohës shkollore është jetik. Këtu duhet të merret parasysh shumëllojshmëria. Nxënësit me aftësi të kufizuara ose LGBT, për shembull, mund të kenë nevojë për shërbime të ndryshme dhe është e rëndësishme që mos të aplikohet qasja që një shërbim është i mirë për të tërë.
Studentët duhet të dinë se çfarë të bëjnë nëse sulmohen seksualisht. Por ata gjithashtu duhet të dinë se kur janë sulmuar seksualisht. Një statistikë veçanërisht e habitshme nga studimi i Revolt Sexual Assault është se 56% e nxënësve besonin se përvoja e tyre nuk ishte “aq serioze” për ta raportuar. Është e rëndësishme që studentët të jenë të vetëdijshëm se çdo përvojë e dhunës seksuale është e denjë për kohë, vëmendje dhe zgjidhje. Për shkelësin, kjo nuk do të thotë dëbim ose ndjekje penale, por ndihmë në mësimin se si sjellja e tyre është e gabuar dhe si i ka prekur të tjerët.
Ky lloj arsimi duhet të fillojë para se studentët të shkojnë në universitet, dhe shkollat dhe universitetet duhet të punojnë së bashku për ta siguruar atë. Disa institucione tashmë ofrojnë workshope për miratimin – grupe diskutimi joformale ku nxënësit arsimohen mbi miratimin, “zonat gri” dhe më shumë. Këto duhet të shtrihen në të gjithë vendin, veçanërisht në ato institucione ku misogjinia rastësore konsiderohet të jetë normë.
Këto institucione kanë për detyrë të kujdesen për studentët e tyre. Investimi i kohës, parave dhe energjisë në shërbime adekuate për ata që janë sulmuar seksualisht nuk duhet të jetë fakultativ. Universitetet duhet të turpërohen që nuk po bëjnë më shumë – tani është shansi i tyre për të bërë atë që është e drejtë./A.A.