Unë jam feminist për sa kohë që…
Për sa kohë që qimet e natyrshme në trupin e grave konsiderohen të shpifura dhe të papërshtatshme ndërsa në të burrave jo, unë jam feminist.
Për sa kohë që nuk mund të shikoj një episod të një seriali pa dëgjuar komente apo “shaka” të shumta seksiste, unë jam feminist.
Për sa kohë që gratë duhet të përballen me frikën racionale se mund të ngacmohen seksualisht çdo herë që kthehen në shtëpi pasi është errësuar, unë jam feminist.
Për sa kohë që mizogjinia ekziston në çdo vend të botës, unë jam feminist.
Për sa kohë që gratë përdhunohen, më pas vriten me gurë ose detyrohen të martohen me përdhunuesit e vet, unë jam feminist.
Për sa kohë që kompanitë promovojnë burra si menaxherë kur ka gra që janë njëlloj apo më të kualifikuara, sepse mendojnë se burrat duken më autoritarë, unë jam feminist.
Për sa kohë që gratë (zgjedhja e tyre e rrobave, natyra e tyre miqësore, dobësitë e tyre, zgjedhja e tyre për të pirë alkool) konsiderohen fajtore kur burrat i dhunojnë ato, unë jam feminist.
Për sa kohë që mendimet e grave në rrjetet sociale hidhen poshtë me fraza si “të kthehu në kuzhinë”, unë jam feminist.
Për sa kohë që veshja femërore është degraduese për burrat dhe sa kohë që burrat ofendohen me fraza të tilla si “gjuan si një grua”, duke lënë të kuptohet qartë se të jesh si një grua është e turpshme, unë jam feminist.
Për sa kohë që si burrat dhe gratë pritet të punojnë, por kujdesi për fëmijët dhe shtëpinë konsiderohen ende punë grash, unë jam feminist.
Për sa kohë që djemtë dhe vajzat trajtohen ndryshe, pritet të veprojë ndryshe, rrethohen nga lodra dhe ngjyra të ndryshme që nga dita që janë të lindur, unë jam feminist.
Për sa kohë që gratë me gjoksin zbuluar nuk lejohen në publik veçse nëse janë në kopertinat e revistave për meshkuj, unë jam feminist.
Për sa kohë që gratë që kanë shpesh marrëdhënie seksuale konsiderohen “kurva”, “pa respekt për veten”, “të pamoralshme” si nga meshkujt dhe nga femrat, ndërsa burrat të cilët kanë shpesh marrëdhënie seksuale janë “burra” dhe kjo është “e natyrshme për ta “, unë jam feminist.
Për sa kohë që ka vende ku gratë duhet të paguajnë më shumë sesa meshkujt për sigurimin shëndetësor, unë jam feminist.
Për aq kohë sa burrat do i konsiderojnë situatat kur ka barazi gjinore si të ishin dominime të femrës dhe për aq kohë sa burrat nuk do i marrin seriozisht diskutimet në grup edhe atëherë kur ata nuk janë më të shumtë në numër, unë jam feminist.
Për aq kohë sa burrat mendojnë se është detyrë e gruas apo të dashurës së tyre për të bërë seks me të sa herë që ai dëshiron, unë jam feminist.
Për sa kohë që fjala feminizmit (lëvizje që synon të drejta të barabarta për gratë) ka një konotacion negativ, unë jam feminist.