Trendi i ri i modës Pariziene: Feminizmi

Rezulton se “peneli i syve feminist” në Prabal Gurung në fillim të këtij muaji ishte vetëm një shenjë paralajmëruese e gjërave që do të vinin. Shfaqja e Dior në Musée Rodin shënoi debutimin e drejtoreshës së parë artistike femër të kësaj marke, Maria Grazia Chiuri, dhe për të festuar këtë moment, modelet ecën në pistë në këmisha të stampuara ku thuhej “Ne të gjithë duhet të jemi Feministë” dhe “Dior Revolution.”
Kjo nuk është hera e parë që Paris Fashion Week ka pranuar ekzistencën e lëvizjes për të drejtat e grave – Chanel organizoi një protestë “feministe” për koleksionin e tij të pranverës 2015. Por, ndërkohë që ajo shfaqje u duk sikur ishte duke përdorur zbukurime të feminizmit si dekorime të skenës, kjo shfaqje u duk më e sinqertë. Modelet si binjake, Ruth dhe May Bell, ecën të shoqëruara nga kënga e Beyonce frymëzuar nga fjalimi i Chimamanda Ngozi Adichie “Ne të gjithë duhet të jemi feministë”.
“Unë përpiqem të jem e vëmendshme dhe e hapur për botën dhe për të krijuar modë që i ngjan grave të ditëve të sotshme”, ka shkruar Chiuri në shënimet e shfaqjes.
Natyrisht, për shkak se kjo është Paris Fashion Week, feminizmi nuk ishte drita e vetme udhëzuese për këtë koleksion; Chiuri u frymëzua edhe nga, skerma. “Pjesë të uniformës, të tilla si maskat, xhaketat, dhe dantellat janë elemente themelore, linja e të cilave nxjerr në pah qartësinë konstruktive të këtij projekti.” Hej, nëse do të luftojmë sistemin patriarkal, epo mund ta bëjmë edhe me shpata./A.A.