Televizioni Kombëtar Maroken u tregon grave se si të fshehin shenjat e dhunës në familje
Një kanal televiziv kombëtar ka transmetuar një tutorial për gratë se si mund të mbulojnë të nxirat nga dhuna në familje.
Pasi diskutuan markat më të mira të kozmetikës për mbulimin më të mirë, prezantuesja thotë: “Ne shpresojmë që këto këshilla bukurie do t’ju ndihmojnë të vazhdoni me jetën tuaj të përditshme.”
Aty tregohet një artiste kozmetike që demonstron se si të mbulohen shenjat e dhunës tek një grua e ulur në karrigen e saj të kozmetikës.
Shenjat e dukshme në fytyrën e modeles gjithashtu ishin krijuar duke përdorur kozmetikën.
‘Sigurohuni që të përdorni pudër lirshëm për të rregulluar tualetin, që nëse ju duhet të punoni gjatë gjithë ditës, shenjat të mos duken, “tha prezantuesja.
Gazetarja Marokene Samia Erraccouki ishte një nga të parat që tërhoqi vëmendjen në lidhje me këtë program të transmetuar dy ditë para Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Pas protestës publike, kanali 2M ka kërkuar falje dhe ka hequr pamjet.
Artistja e kozmetikës në fjalë, Lilia Mouline, ka thënë që “në asnjë mënyrë ne nuk po e aprovojmë (dhunën në familje)”, raporton websiti Morocco World News.
“Ne jemi këtu për të siguruar zgjidhje për këto gra që, për një periudhë dy deri tre javore, e lënë mënjanë jetën e tyre sociale ndërkohë që plagët e tyre shërohen”, ka thënë Mouline.
Kanali më pas ka transmetuar edhe një kërkesë falje./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=fTpqenmu_OI