Të shkruash nën emrin e një burri është shumë më e thjeshtë
JK Rowling zgjodhi të mos përdorte emrin e saj ‘Joanne’ kur shiti librat e saj të Harry Potter, dhe tani një tjetër autore femër ka vërtetuar se duke u fshehur pas pseudonimit mashkullor mund të jetë mënyra më e mirë për të rrëmbyer vëmendjen e botuesve.
Catherine Nichols ka pësuar zhgënjim pas zhgënjimi pasi u dërgonte letra agjentëve, derisa ajo vendosi të përdorte emrin e një burri.
Nichols kontaktoi rreth 50 agjentë duke përdorur emrin e saj të vërtetë, por vetëm dy i kthyen përgjigje. Megjithatë, kur ajo ndryshoi gjini, ajo mori përgjigje nga pesë prej gjashtë agjentëve, duke përfshirë edhe tre kërkesa të dorëshkrimit.
Nichols nuk ju desh shumë kohë që të identifikonte problemin. “Romani im nuk ishte problemi, problemi isha unë, Catherine,” shkroi ajo në një ese për Jezebel.
Nichols përfundoi me 17 kërkesa dorëshkrimesh nga agjentë që besonin se ajo ishte një autor mashkull.
“Ai është tetë herë e gjysmë më i mirë se unë për të shkruar të njëjtin libër,” tha ajo.” Rezultatet më interesante erdhën kur Nichols i dërgoi të njëjtit agjent letra duke përdorur edhe emrin e saj të vërtetë edhe pseudonimin.
“Ai që më dërgoi një formular refuzimi si Catherine jo vetëm që kërkoi të lexonte librin e George, por në vend që ta refuzonte atë e pyeti nëse ai mund t’ja dërgonte dorëshkrimin një agjenti më të lartë,” tha ajo.
“Madje edhe refuzimet që i bëheshin George ishin të sjellshme dhe të ngrohta në një nivel që do të ishin shumë domethënës për mua, por nuk ishin me të vërtetë për mua.”
Nichols zbuloi se agjentët e përshkruanin punën e George si “emocionuese” dhe “të zgjuar”, pa përmendur ” personazhet e tij kryesore që ishin të guximshëm” apo “fjalitë e tij janë lirike”.
Arsyet e mundshme pse agjentët e preferonin romanin e saj nën emrin e një mashkulli përfshinte idenë se ishte më e lehtë për tu shitur, se është “e pazakontë për një burrë të shkruajë një libër me një protagoniste femër”, dhe se me emrin e vërtetë të Nichols, libri mund të konsiderohej si “Fiction grash”, kur nuk ishte ky zhanri që ajo po shkruante. Ose, thjesht, paragjykim pa vetëdije.
Nichols tani ka gjetur një agjent dhe ka redaktuar punën e saj duke përdorur kritikat që mori si George.
Mjerisht, duket se Mary Ann Evans(George Eliot, Middlemarch) dhe motrat Bronte po kalonin diçka të tillë, kur shkruan libra me pseudonim burrash dhe jo mjaftueshëm ka ndryshuar në shekuj./A.A.