Të ngremë dhe ne zërin kundër dhunës ndaj gruas
Zyra e UN Women Egypt, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Gratë, ka prodhuar një fushatë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave të quajtur “Mateskotoosh” (“Ngrije Zërin”), e cila adreson dhunën në familje. Pjesa e dytë e fushatës nënvizon nevojën që të gjithë të bashkohen për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (DhNG). Ka njohje në rritje për DhNG si një problem serioz, por i parandalueshëm, nëse ka angazhimin e duhur të komunitetit për të. Në veçanti, dhuna në familje dhe ngacmimet seksuale janë dy forma të rëndësishme të DhNG që kërkojnë veprimet e njerëzve për të ndaluar. Duke referuar se fushata “Mateskotoosh” është një përpjekje për të mobilizuar shoqërinë për të mbajtur qëndrim kundër DhNG, ne po veprojmë kështu në mënyrë kolektive duke mbështetur një kulturë të “Mateskotoosh” (duke ngritur zërin) dhe po adresojmë problemin.
UN Women Egypt ka marrë dy çmime argjendi Dubai Lynx për videot e tyre të fuqishme të fushatës mbi dhunën ndaj grave dhe fajësimit të viktimës. Shikoni dhe ngrini zërin rreth dhunës me bazë gjinore!
Të dyja videot fillojnë me vajza të dashuruara dhe të lumtura. Më pas historia ndryshon.
Njëra prej tyre është kjo që po sjellim më poshtë:
Na ishte një princeshë e quajtur Jasmine, dashuria e jetës së Aladinit dhe së shpejti edhe gruaja e tij.
Një ditë Jasmina hipën në autobus, me burra të ligj në të.
Një grumbull fytyrash që shikonin, një tjetër që i lutej, një tjetër me vështrim të ligë i cili me sytë e tij e zhveshi. Fjalët e tyre si thika që plagë hapnin, dhe duart e tyre gjithandej. Më vonë kur ajo foli me familjen e saj për këtë, ata ja vunë fajin rrobave të saj, prandaj për të lehtësuar dhimbjen, ajo pa folur u bind. Dhe kështu vazhdon historia.
E njihni ju këtë histori?/A.A.