Të abuzuara dhe pas hekurave
Të rrahura, të goditura, të përdhunuara, fizikisht dhe emocionalisht të abuzuara, dhe me frikë të vazhdueshme për jetën etyre, viktimat e dhunës në familje shpesh nuk gjejnë mënyrë për të dalë nga ajo dhe nuk kanë ku të kthehen. Ky ishte rasti i një grupi prej katër grave në Misuri, dhe kur abuzimi u bë shumë keq, ato morën masa për të vrarë abuzuesit e tyre. Ato tregojnë historitë e tyre në dokumentarin e ri, “Viktima Perfekte”, të drejtuar nga Elizabeth Rohrbaugh.
Rohrbaugh ndjek rastet e katër grave, Shirley, Carlene, Ruby dhe Tanya, të cilat të gjitha përfunduan në burg për krimet e tyre. Gjatë gjykimit, atyre i është mohuar mundësia për të sjellë dëshmi të abuzimit ndaj tyre. Media, ndërkohë, i portretizon ato si vrasëse të pamëshirshme që i meritojnë dënimet e tyre.
“Unë mendoj se sistemi po punon që të mundohet dhe ta kuptojë këtë çështje”, thotë Rohrbaugh. “Por ka kaq shumë kompleksitete të përfshira që të vënë veten në perspektivën e dikujt që ka qenë i abuzuar, dhe kjo është diçka që sistemi me të vërtetë po punon për ta kuptuar.”/A.A.