Parlamenti suedez votoi për herë të parë kryeministre grua, Magdalena Andersson!
Magdalena Andersson, 54 vjeç, u bë kryeministrja e parë grua e Suedisë të mërkurën pasi parlamenti e votoi pro.
Rezultati i të mërkurës ishte shumë i ngushtë, ku lideri i qeverisë të ardhshme fiton postin me vetëm një votë më shumë.
Andersson ka shërbyer më parë si ministre e financave dhe mori postin e kreut të Social Demokratëve në fillim të këtij muaji. Të martën, ajo siguroi një marrëveshje me Partinë e Majtë për të rritur pensionet, dhe në këmbim do të mbështesnin partinë në votimin e së mërkurës në parlament.
Andersson i tha transmetuesit publik SVT të martën se marrëveshja do të “forconte financat e pensionistëve më të varfër”. Në këmbim, kreu i Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar i tha radios suedeze, “Ne nuk do ta bllokojmë Andersson”.
Andersson mbështetej tashmë nga partneri i koalicionit socialdemokrat, të Gjelbrit. Më e rëndësishmja, Partia e Qendrës tha pak përpara votimit se do të abstenonte, në vend që ta kundërshtonte, duke bërë të mundur që të merrte postin fitues.Burimi: www.dw.com
Jep dorëheqje kryeministrja
Kryeministrja e parë femër e Suedisë ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua.
Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti i saj nuk kaloi.
Në vend të kësaj, parlamenti votoi për një buxhet të hartuar nga opozita, i cili përfshin të djathtën ekstreme kundër emigrantëve.
“Unë i kam thënë folësit që dëshiroj të jap dorëheqjen,” u tha zonja Andersson gazetarëve./ Edlira Mara