Stafet e bareve trajnohen të ndihmojnë në parandalimin e përdhunimeve
Stafeve në baret dhe klubet e Skocisë po u ofrohet trajnim që të ndihmojnë njerëzit të mos bëhen viktima të përdhunimit.
“Trajnimi i dëshmitarëve” synon për ta bërë më të lehtë për stafin e barit se kur duhet të ndërhyjnë në ambjentet e brendshme.
Fushata anti-përdhunim e Policisë së Skocisë ‘Ne Mund ta Ndalojmë Atë’, sapo ka lëshuar një lajmërim të ri ku shënjestron meshkujt e moshës 16-27 vjeç, pasi ata kryejnë një të tretën e përdhunimeve të raportuara në Skoci.
Graham Goulden nga Njësia Skoceze e Reduktimit të Dhunës tregon për Newsbeat se çfarë përfshin trajnimi i dëshmitarëve.
Të zhdukim mitet
“Gjëja e parë është ngritja e vetëdijes për çështjen e dhunës seksuale”, shpjegon Graham.
“Unë do të flas për pëlqimin, dhe mitet e fajësimit të viktimës si për shembull kur një vajzë ka veshur një fund të shkurtër, atëherë është faji i saj.
“Ne kurrë nuk do ti parandalojmë këto incidente në qoftë se do të përqëndrohemi tek viktima.”
Një seancë zgjat 45 minuta deri në një orë.
Fuqia e dëshmitarëve
Graham i kërkon grupit të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë një të dashurin e tyre i cili sulmohet fizikisht në rrugë.
“Pastaj i kërkoj të imagjinojnë një person të tretë, i cili është në pozicion të bëjë diçka, por vendos të largohet.
“Më pas flasim për mënyrën se si ndjehen. Ata të gjithë ndjehen të zemëruar, të mërzitur dhe të pafuqishëm. Por me kë janë të zemëruar? Ata të gjithë ndjehen të zemëruar me dëshmitarin e jo me kriminelin.”
Grupi pastaj eksploron se pse dëshmitari zgjedh të bëjë asgjë.
“Arsyeja e thjeshtë është frika”, thotë Graham.
“Pastaj flasim për pëlqimin dhe çfarë do të thotë pëlqim për ju. A mendoni se ajo është e aftë për të dhënë pëlqimin?
“Njerëzit në industrinë e pubeve dhe klubeve kanë përgjegjësi ndaj klientëve të tyre.
“Ata shohin përgjegjësinë e tyre dhe hapi tjetër është t’u japim atyre mjetet për të qenë dëshmitarë aktivë.”
Mënyra të ndryshme për të ndërhyrë
Pjesa e fundit e workshop-it fokusohet në mënyra të ndryshme të ndërhyrjes, plus veprimet dhe pasojat.
“Ju mund të mos bëni asgjë, por cilat janë pasojat? Viktima përdhunohet dhe autorët e krimit nuk dënohen”, shpjegon Graham.
“Është ndërhyrja e drejtpërdrejtë, edhe pse pasoja është që ju mund të vini veten në rrezik.”
Pastaj ka ndërhyrje indirekte, si psh ti ndërpresësh apo ti hutosh.
“Mund të shkoni tek personi dhe ti pyesni se si po ja kalojnë – në këtë mënyrë mund të mësoni nga ata nëse janë në rregull, apo nëse janë çift”
Metoda të tjera janë ti afroheni dikujt me anëtarët e tjerë të stafit, ose duke u siguruar që një person të ribashkohet me miqtë.
E fundit është të telefononi policinë nëse ka shqetësime reale.
Sipas Graham, të merren me dhunën seksuale është “një përparësi e lartë për policinë Skoceze.”/A.A.